Ish-bodigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia po vijon betejën me drejtësinë shqiptare pas ekstradimit nga Turqia. Sot u zhvillua seanca e dytë në gjykatë, ndërsa pritet vendimi nëse do të pranohet kërkesa për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, ku Haxhia është dënuar me 25 vite si bashkëpunëtor.
Por sot nga kafazi i hekurt, Haxhia i ka surprizuar të gjithë. Ai është shfaqur i qeshur, ndërsa i propozoi për martesë të dashurës së tij Franca, e cila jeton në Turqi. Propozimin për martesë e kishte shkruar në një letër me shkronja kapitale ngjyrë të kuqe.
Propozimi i Izet Haxhisë për të dashurën
Më fal dashuria ime
Më fal fryma ime
Më fal diell ime
Më fal jeta ime
Më fal mrekullia ime
Më fal lumturia ime
Më fal bebi ime
Të dua pa fund
Të dua përjetë
A pranon të martohesh me mua?
Jam shumë i dashuruar me ty
Je t’aime! E.P.
Propozimi i Izetit per te dashuren