Suzana Tamaro në shqip
me romanin “Përgjithmonë”

Suzana Tamaro në shqip<br />me romanin “Përgjithmonë”
Ajo u bë e famshme në të gjithë botën me romanin “Thuaji zemrës Po” dhe tashmë vjen në shqip me një tjetër rrëfim të sajin. Shkrimtarja italiane, Suzana Tamaro shfaqet sërish këtë javë mes librave të rinj me romanin e saj "Përgjithmonë", dedikuar dashurisë.

Me një stil futurist, romancierja Tamaro përshkruan përmes një filtri psikologjik sesi njeriu në momente të caktuara e vendos veten në një gjendje paranormale të ndjeshmërisë së tij, duke i besuar shpesh intuitës dhe parandjenjave të çuditshme në lidhjet dashurore. Edhe pse për këto gjendje flitet rrallë në aspektin shkencor, shkrimtarja Suzana Tamaro asnjëherë nuk harron se janë pikërisht ato që gjithmonë e më dendur përcaktojnë rrugën e jetës së një njeriu. Ky është filli interpretues që e bën romanin “Përgjithmonë” akoma më tërheqës për lexuesin. Përmes dialogëve të këtij romani ngrihen pikëpyetjet që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: “A ekziston “përgjithmona?” – më kishte pyetur. Të kisha shtrënguar pas vetes me më shumë forcë. Nën shtresën e bluzave, pulovrave dhe xhupit, kisha ndier të gjallë dhe të ngrohtë trupin tënd të hajthëm. “Ekziston vetëm “përgjithmona”, të isha përgjigjur.

Ky ishte pakti i dashurisë dhe jetës, filli i pazgjidhshëm mbi të cilin kishin ndërtuar intrigën e ditëve të tyre. E megjithatë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet që kur Nora është ndarë nga jeta dhe Mateoja kujton çdo ditë pikëpyetjet që kanë shënuar rrugëtimin e tij dhe që shënojnë rrugëtimin e çdo njeriu: nga sa dhimbje përbëhen jetët tona? Po kur marrin fund? Si dilet nga ferri? Po kush është Zoti?

Një rrugëtim i brendshëm që na tregon se sa shumë një njeri mund të përhumbet në dhimbje dhe se si forca ripërtëritëse e Natyrës dhe misteri i jetës së përmbajtur në gjërat më të vogla mund ta përkundin, ta shërojnë dhe ta çlirojnë duke ia kthyer botës.

Me këtë roman, autorja e “Thuaji zemrës po” na dhuron një histori origjinale dhe pabesueshmërisht poetike, që bën të rikumbojnë telat e dashurisë, të brishtësisë njerëzore dhe të çudisë që provohet përballë jetës. Susanna Tamaro është bërë e njohur me romane të tjera në gjuhën shqipe. Gjithmonë kjo shkrimtare ka qenë në qendër të vëmendjes me disa rrëfime interesante vetjake. Romanet e saj trajtojnë tema tërheqëse dhe pjesa më e madhe e tyre janë bërë bestseller. Stili i saj sjell argumente të trajtuara me brishtësi nga për marrëdhëniet njerëzore, të vërteta që shpesh lihen në heshtje, të cilat e bëjnë lexuesin të reflektojë thellë.
  
SUSSANA TAMARA

Susanna Tamaro ka lindur në Trieste në 1957-n, ka studiuar në Qendrën Eksperimentale të Kinematografisë, dhe është në regjizurë. Për dhjetë vjet ka punuar për televizionin, dhe ka realizuar dokumentarë shkencorë. Është njëra nga shkrimtaret italiane më të njohura dhë të dashura në mbarë botën. Ka botuar romane për të rritur me një sukses të jashtëzakonshëm publik: “Koka në re” (1989), “Vetëm me zë” (1991), “Thuaji zemrës po” (1994), “Shpirti i botës” (1997), “E dashur Matildë” (2001), “Përgjigjmu” (2001), “Më shumë zjarr, më shumë erë” (2002), “Jashtë!” (2003), “Dëgjoje zërin tim” (2006), “Luisitoja” (2008).
Romani i saj më i famshëm, “Thuaji zemrës po”, përveçse ka shitur 15 milionë kopje në mbarë botën, është futur midis 150 “Librave të Mëdhenj” që kanë shkruar historinë e Italisë, me rastin e kremtimeve për Italinë e Bashkuar në Sallonin e Librit në Torino.

(Shkrimi u botua sot në gazetën "Shqiptarja.com" (print), e diel, 30 qershor 2013)
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)