Moti/ Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës! Hapen rrugët në fshatrat e Mirditës, rikthehet energjia elektrike në pjesën më të madhe të territorit

Moti/ Përmirësohet situata në qarkun e Lezhës! Hapen rrugët në fshatrat e Mirditës, rikthehet energjia elektrike në pjesën më të madhe të territorit

Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës është përmirësuar. Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile, pjesa më e madhe e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrat administrative Fan, Orosh, Kaçinar dhe Selitë në Mirditë janë hapur, ndërsa aty ku ka sërish probleme mjetet dhe punëtoret e bashkisë ndodhen në terren për hapjen e tyre.

Gjatë natës temperaturat kanë zbritur deri në -5 gradë celsius, duke sjellë ngrica në rrugë. Në këto kushte autoritetet ju bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me kujdes në zonat ku ka probleme.

Pas dy ditëve me probleme nga moti i keq është bërë i mundur dhe rikthimi i energjisë elektrike në pjesën më të madhe të territorit të Qarkut të Lezhës.

Punonjësit e Operatori të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë punuar pa ndërprerje, për riparimin e dëmeve të shumta të shkaktuara nga stuhitë e borës dhe shiut, në rrjetin elektrike kryesisht në zonat rurale, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga sektori i Mbrojtjes Civile në të tre Bashkitë e Qarkut Lezhë, për t’iu ardhur në ndihmë banoreve për emergjenca shëndetësore apo dhe bazë materiale për gjënë e gjallë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?