E ardhmja e Sylvinhos si trajner i kombëtares shqiptare të futbollit është ende e paqartë. Kontrata e brazilianit me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) skadon në muajin korrik 2026 dhe rinovimi i fundit me gjashtë muaj erdhi në kuadër të grupeve të Kupës së Botës 2026, objektiv që nuk u arrit nga Sylvinho dhe ekipi.
Tanimë zërat nga brenda institucionit të futbollit në vend flasin për një largim të tij, edhe pse diçka e tillë nuk është konfirmuar. Interes për Sylvinhon ka nga disa klube braziliane, teksa konkretisht është përfolur një rikthim i tij te Corinthians (2021-22). Së fundmi klubi brazilian ka bërë një lëvizje që ngre dyshime se Sylvinho mund të ketë dhënë një parapëlqim.
Dje, Corinthians shkarkoi ish trajnerin e kombëtares braziliane, Dorival Junior dhe në vend të tij emëroi Fernando Diniz. Deri këtu çdo gjë është në rregull, por 'kleçka' është te kontrata e firmosur. Corinthians e ka zyrtarizuar Diniz deri në fundin e vitit 2026, pra një kontratë afërsisht tetë mujore, diçka jo e hasur shpesh në futboll.
Ky fakt të lë të dyshosh se klubi brazilian ka një 'opsion B' dhe ky mund të jetë Sylvinho. Kreu i Federatës, Armand Duka, i cili ka të drejtën ekskluzive për të zgjedhur trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, është ende në pritje; por pas tre vitesh në krye të Shqipërisë duket se Sylvinho e ka mbyllur epokën e tij me kuqezinjtë.
Mosha e tij e re (51 vjeç) bën të mendosh se trajneri do kërkojë një klub ku të trajnojë çdo ditë, për të marrë të plota emocionet e zanatit. Megjithatë të gjitha janë aludime, por lëvizjet e fundit flasin se miqësoret e qershorit (ende të pavendosura nga FSHF) do jenë të fundit për Sylvinhon në krye të kombëtares së Shqipërisë.
Komente










Duka te mos rrije ne ajer por te vendose sa me shpejt. Nqs do marrim trainier te ri atehere duhet firmosur shpejt qe miqesoret e qershorit ti sherbejne per te njohur skuadren
PërgjigjuMire do ishte Rajkard trajner holandez per Shqipërine
Përgjigju