Sapo kemi lënë pas 2012-n, i cili ishte një vit shumë i rëndësishëm në fushën e teknologjisë. Një vit ky i dominuar kryesisht nga Samsung, dhe sigurisht, kompania më e çmuar në botë, Apple. Pamë një shitje rekordesh të iPhone 5-s, i cili erdhi në dhjetor edhe në Shqipëri; nxjerrjen në treg të Ëindoës 8, sistemit operativ më të ri nga Microsoft; një thyerje rekordesh nga Samsungu për numrin më të madh të celularëve të shitur; një Facebook që arriti 1 miliardë, ose 1 të 7-n e popullsisë në botë; hedhjen me parashutë nga stratosfera; zbritjen e parë në Mars me anë të sondës 'Curiosity'; makina gare elektrike, si dhe makina pa shoferë; arritjen e 1 miliardë shikimeve të këngës së Jugo-Koreanit PSY, 'Gangnam Style', duke e bërë atë këngën e parë të arrijë këtë rekord.
Dhe ajo më e rëndësishmja për ne shqiptarët, pamë që pasioni, këmbëngulja, dhe motivimi i gjithë shqiptarëve anembanë globit bëri që më 28 Nëntor, faqja më e madhe në Internet Google të "vishej" kuq-e-zi. Pra një vit ky që theu shumë rekorde, jo vetëm në fushën e teknologjisë, por edhe në fusha të tjera, si sporti, etj. Por çfarë na pret në këtë vit të ri, përsa i përket teknologjisë? Ja dhe një shikim nga analistët për risitë që viti 2013 do të sjellë në fushën e teknologjisë.
Syzet e Google-s
Google prej shumë kohe është duke punuar në një palë syze që janë krejt ndryshe nga ato që jemi mësuar ne deri tani. 'Google Glasses' mundësojnë pamjen e botës krejt ndryshe, duke mundësuar që informacionin rreth gjithçkaje që shikojmë, ta kemi para syve. Për shembull kur shikon një person, syzet e identifikojnë atë person, duke ju lejuar ju që të dini se kush është ai person. Gjithashtu me anë të këtyre syzeve, ju mund të njoftoheni për motin, për temperaturën, etj., si dhe nxjerrjen e fotove me anë të syzeve. Besohet se 2013 është viti kur këto syze prototipe do të shumëprodhohen për shitje publike, ose të paktën për shitje në institucione të ndryshme.
Videogames
Pritet që këtë verë, Microsoft të lëshojë në treg platformën e shumëpërfolur të lojrave, Xbox 720, apo siç kanë filluar t'a quajnë disa 'Durango'. Por konkurrenti kryesor i Xbox, PlayStation, nuk do të heshtë. Pritet që po këtë vit, edhe Sony të nxjerrë në treg platformën e rradhës të PlayStation-ave, PlayStation 4.
Smartfona
Samsung pritet të lëshojë në treg Galaxy S4, celularin pasardhës së Galaxy S3, një nga celularët më të sukseshëm në botë. Konkurrenti më i fortë për të? Kush tjetër veçse iPhone. Kompania Apple pritet të lëshojë këtë vit pasardhësin e iPhone 5, që ka shumë gjasa të quhet 'iPhone 5s'. Por nuk duhet përjashtuar nga gara HTC, Nokia, dhe veçanërisht RIM, i cili me BlackBerry 10 premton shumë gjëra.
Kompjutera
2013 do të jetë viti që do të përcaktojë fatin e Ëindoës 8, sistemit operativ më të fundit nga kompania Microsoft. Me shumë kritika pozitive, po aq edhe negative deri tani, për Ëindoës 8 2013-a do të jetë 'jetë a vdekje', dhe do të ketë ndikimin më të madh në kompaninë Microsoft.
Tabletë
Me iPad-a që dominojnë tregun, pritet që Google me linjën e saj Nexus 7 të sfidojë deri në maksimum Apple-in. Tabletat priten që të jenë sa më të holla, dhe sa më të shpejta dhe të fuqishme.
Makina
Google-s tashmë i është bashkangjitur edhe Toyota në nismën për të krijuar makina pa shofer. 2013 mban një të ardhme të sukseshme për Google dhe Toyota në nismën e ndërmarrë nga dy palët.
Shkrimi u publikua në Suplementin Fundjava, në gazetën Shqiptarja.com, 18 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com