Të drejtat e emigrantëve
Përfundon misioni në Shqipëri

Të drejtat e emigrantëve<br />Përfundon misioni në Shqipëri
Raportuesi special mbi të drejtat njerëzorë të emigrantëve, Francois Crepeau, mbylli sot misionin e tij 9 ditor në Shqipëri. Raportuesi dorëzoi sot deklaratën e tij mbi misionin, në të cilën përfshiu takimet në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe vizitat në qendrat e akomodimit përtej kufirit, në Greqi dhe Mal të Zi. Crepeau përshëndeti bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe vlerësoi punën e zhvilluar vitet e fundit me ratifikimin e paketave ligjore.

“Jam i impresionuar nga paketat ligjore dhe strategjitë të ngritura në vitet e fundit, të cilat i sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. Ato tregojnë dedikimin dhe vizionin e qeverisë për të siguruar mbrojtjen e të drejtave njerëzore të emigrantëve shqiptar, të cilët jetojnë jashtë vendit. Këtë dedikim e forcon ratifikimi në vitin 2007 të Konventës Internacionale mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve Emigrant dhe bashkëpunimi me Komitetin e OKB mbi Punëtorët Emigrant, duke kujtuar këtu në Shqipëri 20 vite më parë nuk ekzistonte një ministri e drejtësisë dhe as një ministri e punës” deklaron Crepeau.

Raportuesi special përmendi mungesën e të dhënave të plota mbi lëvizjet e shtetasve shqiptar në hyrje dhe dalje të vendit dhe mungesën e zyrave konsullore të shtetit shqiptar në Itali dhe Greqi (vendet që kanë numrin më të madh të emigrantëve shqiptar), ai ftoi autoritetet të përpunojnë mekanizmat e duhur për të plotësuar këto mungesa.

“Llogaritet që një e treta e shqiptarëve jeton jashtë kufijve. Pjesa më e madhe jetojnë në Itali dhe Greqi pa një status të rregullt. Mungesa e zyrave konsullore për t’iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të emigrantëve shkakton shumë probleme. Prioritet është tutela e të drejtave të të miturve, të cilët janë privuar nga liria e tyre, sidomos atyre të miturve, prindërit e të cilëve janë të parregullt në shtetet ku jetojnë dhe nuk munden të regjistrohen për këtë arsye. Është e papranueshme që një të mituri ti mohohet e drejta e regjistrimit menjëherë pas lindjes, në mënyrë që të marrin një emër dhe një nënshtetësi. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të plotësohen këto mungesa” shkruan Crepeau.

Crepeau ka vlerësuar edhe sforcon e qeverisë në luftën kundra trafikut të qenieve njerëzore dhe bashkëpunimin midis qeverisë dhe shoqërisë civile për ti dhënë një strehim viktimave të trafikut. Mbi të drejtat e emigrantëve, ai u shpreh se pret një punë më të madhe nga ana e qeverisë shqiptare.

“Pas festimeve të ditës të së drejtave të njeriut (10 dhjetor) dhe pas festimeve të ditës internacionale të emigrantëve (18 dhjetor), inkurajojë autoritetet shqiptare të zhvillojnë, në bashkëpunim me të gjithë sektorët e shoqërisë civile, një strategji kombëtare mbi të drejtat e njeriut” përfundon Crepeau.

Raporti i misionit do ti paraqitet këshillit të së drejtave njerëzore në qershor të vitit 2012.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online