Të gjithë duan të vishen si Kate
Middleton...por këtë herë s'munden!

Të gjithë duan të vishen si Kate<br />Middleton...por këtë herë s'munden!
Ardhja në jetë e princeshës së vogël të Cambridge, Charlotte Elizabeth Diana është kryefjala e këtyre ditëve në të gjitha mediat botërore.

Pas lindjes, vënies së emrit të vogëlushes, takimit me vëllain e saj princin George etj është komentuar mjaft edhe pamje e jashtme e Middleton.

Përpos faktit që Kate dukej në formë të shkëlqyer pas lindjes dhe diçka e tillë ka shkaktuar sërish spekullime  është komentuar edhe veshja e dukeshës.

Ajo ka zgjedhur ti bësojë sërish një prej stilisteve  të saj të preferuar Jenny Packham duke veshur një fustan me lule mjaft të këndshëm.

Kjo ka bërë që kudo të nisin kërkimet për të veshur një fustan të ngjashëm me atë të dukeshës.

Por ky fustan fatkeqësisht nuk mund të blihet online, e vetmja mënyrë është të porositet një imimet  e  tij në faqe të ndryshme në internet. 










Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

3/4
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin