Ju prezantojmë aktivistët Rusë të cilët po mundohen të ndalojnë shoferët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrën më të edukuar të mundshme.
Veprimtaria e tyre quhet StopXam, nënkupton ‘ndaloni njerëzit e pasjellshëm’ dhe ka nisur të praktikohet që në vitin 2010 në Rusi duke u shpërndarë më pas dhe në Ukrainë e Moldavi. Qindra video janë hedhur në youtube ku përshkruhet mënyra sesi veprojnë këta aktivistë, ku pasi pikasin shoferë të cilët parkojnë keq makinat e tyre, ecin kundravajtje apo në rrugë ku nuk duhet të kalojnë i drejtohen me mirësjellje nëse mund të lëvizin makinat e tyre.
Zakonisht përgjigjet janë negative dhe të ashpra duke u përcjellë ndonjëherë dhe me incidente, por përveç masave përforcuese që ata marrin në çdo askion sigurohen që të ngjisin në makinat e këtyre njerëzve të papërgjegjshëm edhe këtë shenjë dalluese që i shënjestron ata si shkelës të rregullave. Kjo metodë ka patur një shtrirje të madhe dhe njohje nga shumë instanca, madje dhe në këtë rast kur është makina e një deputeti ajo që ka parkuar keq, roja zyrtare nuk i ndalon dot për të mos e vendosur ngjitësin në xhamin e parë të makinës.
Deri tani duket se kjo veprimtari ka patur mjaft sukses, pasi ata kanë takuar dhe presidentin Rus Vladimir Putin në lidhje me aktivitetin e tyre dhe mendohet se mund te funksionojë dhe në shumë vende te tjera që vuajnë nga kundravajtës të tillë rrugorë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com