Të shmangësh
një fatkeqësi

Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Barcelonës, por fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja.
Ndërsa avioni Boeing Utair 767-300 që vinte nga Moska komunikoi që do të bënte uljen në pistën numër 2, u përball me një ngjarje krejt të papritur.

Rruga e tij u kryqëzua me avionin e Argjentinës Airbus A340-300 ndërsa po kalonte në të njëjtën pistë. Për fat piloti rus u tregua i vëmendshëm dhe e pikasi avionin para se të kishte ndodhur një katastrofë dhe manovroi me shpejtësi duke u ngritur sërisht në ajër, ndonëse ishte në momentin e fundit të uljes, gati për të prekur tokën.

Ai u ngrit dhe bëri një xhiro të shkurtër rrotull aeroportit derisa mori sërisht aprovimin nga kulla e kontrollit, por këtë herë për ulje të sigurtë në pistën numër 2, ndërsa avioni Argjentinas fluturoi drejt Buenos Aires.

Videoja u filmua rastësisht nga një reporter i Barcelonës dhe po krijon sensacion në të gjithë rrjetet sociale. VIDEO

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë

“Vendim çnjerëzor” – Basha shpërthen pas refuzimit të Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e babait: Një shkelje e rëndë