Të shpallur në kërkim, arrestohen
3 shqiptarë në Doganën e Morinës
Policia Kufitare ka ndaluar 3 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
KUKËS-Policia Kufitare ka ndaluar 3 shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Të ndaluarit janë Ardian Bala, 40 vjeç, banues në Tiranë, Ervis Cara, 33 vjeç, banues në Lezhë dhe Gazmend Vangjeli, 26 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.
Ndalimi i shtetasit Ardian Bala, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 4232, datë 02.12.2015, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278/2/2 i K.Penal.
Ndalimi i shtetasit Ervis Cara, u bë pasi gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit PKM Morinë-Kukës, rezultoi shtetas ‘’i shpallur në kërkim kombëtar’’, nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi" parashikuar nga neni 143/1 i K.Penal. Më datë 14.08.2016, shtetasi Ervis Cara, i ka marrë me anë të mashtrimit mjetin me targë AA 671 MS, shtetasit E.K., dhe nuk ja ka kthyer më.
Ndërsa, ndalimi i shtetasit Gazmend Vangjeli, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/1 i K.Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.7%
-
JO
48.3%
-
NUK E DI
10.1%
Vota total: 3289
Lajme të tjera
-
QUINT-i: Keqardhje që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për zgjedhjet në veri të Kosovës
25 Mars, 08:01
-
'Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, lexonit Kafkën e Volterin, dhe të nesërmen…'/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik
25 Mars, 07:43
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars, 07:41
-
Të hënën afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarëve, PD ende pa vendim për 'vendoret'! Mbledh sot Kolegjin e Kryetarëve
25 Mars, 07:37
-
PS mbledh sot kryesinë, zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Emrat që pritet të konfirmohen
25 Mars, 07:17
-
Lufta Ukrainë/ Biden: Deri më tani nuk ka armë nga Kina në Moskë
25 Mars, 07:14
-
Si po ndryshon konsumi nga rritja e kostove të jetesës, rendje drejt produkteve më të lira
25 Mars, 07:12
-
Në dashuri do të ishte më mirë të mos emocionoheni shumë... horoskopi për ditën e sotme
25 Mars, 07:04
-
Marrëveshja SHBA-Kanada, synon t'i japë fund kalimeve të emigrantëve mes të dy vendeve
24 Mars, 22:58
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41