Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare se duhet të sigurojnë më shumë shpërblim për familjet e 6000 njerëzve të zhdukur gjatë kohës së regjimit komunist.

Houria Es-Salmi, drejtuesja e grupit të punës së Kombeve të Bashkuara për këtë, në përfundim të vizitës së saj 1 javore në Shqipëri u shpreh se kishte ardhur koha që Shqipëria të kthente këtë faqe të dhimbshme të së kaluarës.

Zhdukjet e personave në Shqipëri filluan në vitin 1944 pas ardhjes së regjimit komunist dhe përfunduan në vitin 1991.

“Të gjithë personat e zhdukur dhe të afërmit e tyre kanë të drejtën e një dëmshpërblimi, i cili përfshin mirëkuptimin, kënaqësinë, rehabilitimin, kthimin dhe garancinë për mospërsëritjen”, shkruhej në një raport paraprak të Kombeve të Bashkuara.

Sipas raportit të OKB, deri në këto momente ne gjykatat nuk ka arritur asnjë rast i zhdukjeve me forcë.

Zyrtarët e OKB shprehen se Shqipëria e cila k ratifikuar një konventë ndërkombëtare të zhdukjeve me forcë në vitin 2007, duket të ketë një qasje më gjithëpërfshirëse për tu dhënë viktimave dhe familjeve të tyre të drejtën për të vërtetën, drejtësinë dhe kujtesën.

Redaksia Online 
D.T/Shqiptarja.com