Tabaku: Politikat e qeverisë po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër qeverinë për situatën e rënduar në sektorin e bujqësisë, duke e cilësuar atë si një ndër sektorët më të diskriminuar dhe më të keqfinancuar.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ka theksuar se fermerët shqiptarë janë lënë pa mbështetje, ndërsa fondet e IPARD-it, prej 120 milionë eurosh, të siguruara nga Bashkimi Evropian për fermerët, janë devijuar përmes skemave korruptive në favor të oligarkëve.

"Sot, në vend që të rritet prodhimi vendas, po rritet importi me 20%. Produktet shqiptare nuk shiten dot jashtë, ndërsa në supermarkete nuk gjen më produkte shqiptare. Fermerët janë braktisur nga shteti dhe përballen me rritje taksash, ulje subvencionesh dhe mungesë totale të vëmendjes nga qeveria", deklaroi Tabaku.

Deputetja theksoi se qeveria ka orientuar vëmendjen e saj te ndërtimi dhe betonizimi, duke lënë pas dore sektorin e bujqësisë, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare.

Ajo bëri thirrje për një ndryshim të modelit ekonomik dhe mbështetje konkrete për fermerët, përmes rritjes së subvencioneve, uljes së taksave dhe incentivave të reja që mund të sjellin zhvillim dhe rritje të prodhimit vendas.

"Fermerët nuk kanë nevojë për kredi, kanë nevojë për mbështetje reale! Kjo qeveri duhet të ndalë korrupsionin dhe të investojë aty ku shqiptarët kanë më shumë nevojë, te fshati dhe bujqësia", përfundoi Tabaku.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

 Në punë përballoni sfidat me vendosmëri...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Në punë përballoni sfidat me vendosmëri...çfarë kanë rezervuar yjet për sot