Lidhur me protestën e sotme të Partisë Demokratike ka reaguar edhe ministry i Brendshëm Saimir Tahiri i cili shprehet se ishte vetëm një shfaqje  e shëmtuar e fytyrës së shkatrrimtarëve të vërtetë. Ministri Tahiri ka gjithashtu falenderuar Policinë e Shtetit

pd
“Kjo sot, eshte fytyra e te shkuares! Shqiperia e shendetshme, po nderton te ardhmen. Nuk jemi ende ku duhet, por nuk mund te kthehemi kurre pas.Shfaqje e shemtuar e fytyres se vertete te shkaterrimtareve! E shkuara nuk mban dot peng Shqiperine! Faleminderit Policise se Shtetit!  Nje tjeter dallim i madh me te shkuaren qe kemi lene pas”shkruan Tahiri në rrjetin social Facebook

Balla për protestën: PD do dëmshpërblejë dëmet
Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar ashpër ndaj protestës dhe shkatërrimit që turma e mbledhur në shesh shkaktoi sot. Balla tha se ligji duhet të godasë me forcë,PD duhet të dëmshpërblejë dëmet dhe duhet të identifikohen të gjithë

“Protesta ishte revolucioni i njerëzve të inkriminuar, PD e ka krimin në program, dhunën në statut. Dhuna dhe dhunuesit të fotografohen dhe të identifikohen të gjithe
Ligji të godasë me forcë, policia dhe prokuroria të bëjnë detyrën. PD te dëmshpërblejë dëmet, dekriminalizimi të fillojë me Berishën dhe Bashën”
-tha Balla

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)