Tajvani: Shumë provokuese! Rinisin stërvitjet ushtarake të Kinës

Kina ka rifilluar stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake si asnjëherë më parë në ujërat përreth ishullit të vetëqeverisur të Tajvanit, ndërsa Ministrinë e Mbrojtjes e Territorit e Tajvanit tha se shumë anije luftarake dhe avionë luftarakë kinez  kishin kaluar vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit.

Stërvitjet, të cilat filluan ditën e enjte përfshinin gjuajtjen e raketave balistike dhe vendosjen e avionëve luftarakë, pas vizitës së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve Nancy Pelosi, në ishullin demokratik, të cilin Pekini e pretendon si të tijin.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se anijet luftarake dhe avionë luftarakë të shumtë kinezë kishin kryer stërvitje në ngushticën e Tajvanit duke kaluar vijën mesatare të rrugës ujore që ndan Kinën dhe Tajvanin. Ministria tha se aktivitetet ushtarake të Kinës ishin "shumë provokuese" dhe se po monitoronte nga afër "situatën e armikut".

Stërvitjet e së enjtes përfshinin një " sulm konvencional me fuqi zjarri raketore " në ujërat në lindje të Tajvanit, tha ushtria kineze. Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Lajmeve "Xinhua" e Pekinit raportoi se nga ushtria kineze pati shumë se 100 avionë luftarakë duke përfshirë luftëtarë dhe bombardues" gjatë stërvitjeve, si dhe "mbi 10 shkatërrues dhe fregata". Kryeministri i Tajvanit Su Tseng-chang akuzoi Kinën për shkatërrimin e rrugës ujore më të përdorur në botë me stërvitje ushtarake, duke iu referuar vendit si "fqinj i keq" kur gazetarët pyetën për lëshimet e raketave të premten.

Çfarë është përplasja e SHBA-ve me Kinën për Tajvanin?

Çështja e Tajvanit është një ndër përplasjet më të ashpra të SHBA- ve me Kinën. ‘Grindjet’ shekullore mes dy superfuqive lidhen me mungesën e kompromisit ose krijimin e një kompromisi inekzistent. Më 16 shtator ndërhyrja e SHBA- ve ‘zbarkoi’ deri në detin jugor që Kina pretendon se e posedon që prej vitit 1947. Nuk mjaftoi as ‘dora e fshehtë’ e as ajo publike e shtetit amerikan për të ndalur parimet dhe synimet e republikës Kineze. Si rrjedhojë SHBA krijoi aleancën ‘AUKUS’ në bashkëpunim me Australinë dhe Britaninë. A mjaftoi ky negocim i hapur kundër Kinës? A është Tajvani një justifikim për të ‘ngacmuar’ lëvizjet e palës tjetër? Faktive është që forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë prezente dhe gjithnjë të gatshme për të përhapur influencën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:15
Kryeministri i Tajvanit: Kina, fqinjë e keqe, po na shkel sovranitetin


Kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang e ka cilësuar Kinën si "fqinjë e keqe", në një kohë që ajo rinisi stërvitjet ushtarake për të dytën ditë.

"(Ne) nuk prisnim që fqinji i keq fqinj do të shfaqte fuqinë e tij në derën tonë dhe do të rrezikonte arbitrarisht rrugët ujore më të ngarkuara në botë me stërvitjet e tij ushtarake," u tha ai gazetarëve, sipas raportimit të Reuters.

Kina lëshoi ​​dje raketa balistike në ujërat përreth Tajvanit. Tajvani tha se masa, e cila ndalon anijet dhe avionët të përdorin hapësirën, shkel sovranitetin e saj dhe përbën një bllokadë. Stërvitjet ushtarake parashikohet se do të vazhdojnë deri të dielën.

Ora 09:32
Kina filloi stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit pas vizitës së saj, Pelosi reagon për herë të parë: Po përpiqet ta izolojë, dua vetëm paqe

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka komentuar udhëtimin e saj në Tajvan për herë të parë që prej vizitës së saj në 3 gusht. Në një konferencë për shtyp, ajo përsëriti disa herë se dëshironte paqen në ishullin vetëqeverisës dhe që ‘status quo-ja’ të vazhdojë. Ndërkohë, ajo akuzoi Kinën se po përpiqej të izolonte Tajvanin në shumë mënyra dhe tha se nuk mund ta pengonte atë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë të vizitonin, duke vënë në dukje se qeveria kineze nuk e kontrollonte orarin e tyre të udhëtimit.

Nancy Pelosi është politikania më e lartë amerikane që ka vizituar Tajvanin në 25 vjet. Por ajo hodhi poshtë pretendimin se ajo ishte më shumë e motivuar nga kultivimi i trashëgimisë së saj sesa mbrojtja e Tajvanit si "qesharake". Udhëtimi nuk kishte të bënte me të, tha ajo: ishte për të festuar Tajvanin dhe demokracinë e tij të lulëzuar.

 

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja