TIRANE-Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka zhvilluar takimin e fundit me kryetarin e PD, Lulzim Basha, pasi diplomati amerikan do të largohet nga Shqipëria, pasi i përfundoi mandati. E pranishme në takim ka qenë edhe zv. ambasadorja e re SHBA, Leyla Moses-Ones. Pas takimit që zgjati për rreth 40 minuta, lideri i PD shkruan se PD është krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Lulzim Basha
Edhe pas largimit të ambasadorit amerikan, do të mbeten në memorie kundërshtitë e fortë të Bashës për Reformën në Drejtësi dhe takimet e shpeshta të Donald Lu në selinë e PD deri sa ia arriti qëllimit për të votuar unanimisht reformën para dy vitesh. Në ditët e fundit, Donald Lu ka zhvilluar takimet e lamtumirës me krerët e shtetit shqiptar. Në vendin e tij në Tiranë pritet që të vijnë ambasadore e re Kathleen Ann Kavalec.
LU ndihmoi TAHIRAMETEN DHE FUNDOSI BASHEN .
Përgjigju