Në ambientet e Ministrisë së Financave është zhvilluar sot një takim mes përfaqësuesit të qeverisë për çështjen e sportit, Fidel Yllin, si dhe një grupi punë, por edhe përfaqësuesve të Ligës Profesioniste, të cilët kanë çuar në bojkot futbollin në vend për shkak të katër kërkesave financiare.
Përfaqësuesit e Ligës duket se kanë bërë prapakthehu duke u ulur në tavolinë dhe duke bërë propozimet e tyre, për të cilat qeveria do të kthejë një përgjigjje. Për Report Tv Fidel Ylli tha se ‘takimi shkoi shumë mirë dhe se të martën do të zhvillohet një tjetër!’.
Ndërkohë presidenti i Ligës, Edvin Libohova, në përfundim të takimit ka deklaruar se të hënën do të mblidhet me presidentët e klubeve të Superligës për të diskutuar për bojkotin, që me shumë gjasa do të marrë fund.
“E rëndësishme është që u ulëm në tavolinë dhe folëm për kërkesat tona. Unë e kam thënë që e ndajmë problemin në dy pjesë: Nga 4 kërkesat që kemi, 3 janë më specifike dhe më të diskutueshme. “Thembra e Akilit” është Ligji i Sponsorizimit. Ne kemi bërë një propozim, ndërkohë Ministria e Financave, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundër-propozim tjetër dhe për një zgjidhje, diçka që nuk mund t’ia u them dot sot. Është lënë takimi tjetër ditën e martë, për të diskutuar variantet dhe do të vazhdojmë deri sa të gjejmë zgjidhjen.
Me presidentët e klubeve unë do të kem një takim ditën e hënë, për t’i informuar dhe për të vendosur për bojkotin ose fillimin e garës. Qeveria sigurisht, ka thënë nëpërmjet deklaratave se gjithçka mund të diskutohet.
Prandaj, ne do bëjmë prapë takim ditën e martë, për të dalë në një qëndrim, i cili duhet të jetë brenda kuadrit ligjor dhe kërkesave tona. Në këtë takim kishte vetëm përfaqësim nga Liga, isha unë bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm,”-u shpreh Libohova.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një 'qytet' 1 mld dollarësh vetëm për sportin afër Tiranës, ëndrra e KOKSH me hapa konkretizimi! Fidel Ylli për Report Tv: Po gjejmë fondet
21 Janar, 14:23
-
‘Ekipet sportive’ përplasin KOKSH me federatat, Sporti Universitar akuzon Fidel Yllin se shpërdoron fondin! Përgjigjet kreu i Komitetit Olimpik
16 Janar, 13:22
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Fidel Ylli uron Vitin e Ri 2025, kreu i KOKSH: Tirana kryeqyteti i sportit, Valiev e Dudaev shërbim kombëtar
31 Dhjetor 2024, 15:46
-
Konferenca e Solidaritetit Islamik, Veliaj pret Sekretarin e ISSA-s dhe presidentin e KOKSH: Më shumë partneritet për sportin
20 Dhjetor 2024, 14:45
-
'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania
18 Dhjetor 2024, 14:52
-
Skandal me bastet sportive në Turqi, mediat: Grupet kriminale blenë ekipe edhe në Shqipëri për trukimin e rezultatit
12 Nëntor 2024, 19:17
-
Mblidhet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, rizgjidhet president Elez Gjoza
10 Nëntor 2024, 17:54
-
'Ilir Meta të ruhet!' Deklarata e fortë e Paro Laçit në 'Studio Live': Berisha bëri plan të mirëfilltë ta eliminonte! Vrasjen do e merrte përsipër Sali Lusha! Porositi dhe vrasjen e Meidanit dhe Neritan Cekës
9 Tetor 2024, 17:56
-
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit Sefedin Braho
6 Tetor 2024, 13:46
-
Legjimiteti i kreut të KOKSH, Zhupa dhe Fidel Ylli përplasen ashpër pas vendimit të CAS
9 Shtator 2024, 15:40
-
Qyteti Evropian i Sportit, Shkodra paraqet kandidaturën për 2025! Zv/kryetari i bashkisë: Ndikon në ekonomi dhe turizëm
27 Gusht 2024, 16:29