NATO rikonfirmon se Tirana do të mirëpres samitin e radhës të Aleancës.
Rikonfirmimi erdhi nga sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte pas pritjes në selinë e NATO-s të kryeministrit Shqiptar Edi Rama në Bruksel këtë të martë.
Pasi shtrënguan duart Rutte e Rama mbajtën një takim të veçantë ku diskutuan mbi samitin, organizimi i të cilit sipas qeverisë përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën, në një mjedis ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguri të shtuara dhe sfida të ndërlikuara gjeopolitike.
Në takim u diskutua edhe bashkërendimi me NATO-n në përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrjet e huaja dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, si sfida që kërkojnë një përgjigje gjithnjë e më të koordinuar mes vendeve aleate.
Një tjetër çështje me rëndësi strategjike ishte zhvillimi i Korridorit VIII si korridor i mobilitetit ushtarak, që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke u cekur eshe projekti i Porto Romanos për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike në mbështetje të nevojave strategjike të Aleancës.
“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.
Në takim Rama u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Rama shpreh kënaqësinë për vlerësimet që ka marrë nga Rutte lidhur me investimet në mbrojtje në Shqipëri dhe angazhimin e saj në përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës.
“Bruksel, Selia e NATO-s - Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama.
-
Edhe mua nuk me pelqni juve ketu posht. Ikni tani nga Shqiperia. Po cbehet keshtu me keta njerez po nuk ju pelqeu shkni votoni kunder mer. Nderkohe merreni shtruar kete pune, jo per gje por ai ka elektoratin e vet. Kjo eshte demokracia mer shok. Nqs nuk e mundni dot, dmth nuk jeni te afte te organizoheni, rrjedhimisht nuk drejtoni dot shtet, rrjedhimisht nuk meritoni te fitoni zgjedhje, rrjedhimisht nuk keni te drejte ti thoni tjetrit ik ti se nuk di te qeverisesh. Jo po do qeverisni ju, qe nuk beni dot nje komitet.
Përgjigju -
Ahahahahahajaj, pastrimi i figurës tashmë është i pamundur nga foto w fjale. Sic u njollos Saliu ne 21 janar, u njollose dhe ti ne tetor 2026. Per karrike ju heq sy e këmbë, iku figura e liderit modern o qyp
Përgjigju -
Jo te sjell Nato-n por te sjell gjithe lideret boteror ne Shqiperi ky lloj vemje Kryeminister ka kry pune me ne nuk e duam me te ik atje te zevendesoje Rutte ta kenaq dhe Nato-n
Përgjigju









Komente
Komento