NATO rikonfirmon se Tirana do të mirëpres samitin e radhës të Aleancës.
Rikonfirmimi erdhi nga sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte pas pritjes në selinë e NATO-s të kryeministrit Shqiptar Edi Rama në Bruksel këtë të martë.
Pasi shtrënguan duart Rutte e Rama mbajtën një takim të veçantë ku diskutuan mbi samitin, organizimi i të cilit sipas qeverisë përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Europën, në një mjedis ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguri të shtuara dhe sfida të ndërlikuara gjeopolitike.
Në takim u diskutua edhe bashkërendimi me NATO-n në përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrjet e huaja dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, si sfida që kërkojnë një përgjigje gjithnjë e më të koordinuar mes vendeve aleate.
Një tjetër çështje me rëndësi strategjike ishte zhvillimi i Korridorit VIII si korridor i mobilitetit ushtarak, që lidh Adriatikun me Detin e Zi, duke u cekur eshe projekti i Porto Romanos për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike në mbështetje të nevojave strategjike të Aleancës.
“Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.
Në takim Rama u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.
Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Rama shpreh kënaqësinë për vlerësimet që ka marrë nga Rutte lidhur me investimet në mbrojtje në Shqipëri dhe angazhimin e saj në përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës.
“Bruksel, Selia e NATO-s - Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama.









Komente
Komento