Takimi lobues në Strasburg, Meta përdhosi institucionin e Presidentit! Përse Venecia nuk e priti si President, por si vizitor?

Sot në  faqen zyrtare të Presidencës u publikua një shkrim ku vizita e Presidenti Meta në Strasburg që ishte jashtë çdo protokolli zyrtar, u reklamua si një takim pune me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Por në të vërtetë Meta në Strasburg u paraqit si të ishte një vizitor i thjeshtë dhe ishte i pajisur me badgen identifikuese si qytetar, duke përdhosur kështu institucionin e Presidencës.

Në postimin e Presidencës vihet re qartë badge që nxjerr blof Presidentin. Nga fotografia e publikuar, shihet që Presidenti Meta ka takuar zotin Buquicchio me një kartë vizitori të varur në qafë, poshtë një posteri të rastit me një pamje nga Venecia dhe pa asnjë lloj protokolli zyrtar mikpritje.

Me pak fjalë në axhendën e Komisionit të Venecias nuk ka pasur asnjë takim të planifikuar me Metën dhe për këtë arsye, Presidenti i Republikës është trajtuar njësoj si një kalimtar i rastit apo student i interesuar, duke u pajisur me leje hyrje për të vizituar ambientet e Komisionit të Venecias. Kjo për një institucion si Presidenca e një vendit që synon që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian është shumë denigruese.

Pajisja e një presidenti me një kartë që i lejon hyrjen në një institucion ndërkombëtar është një akt i paprecedent në historinë e diplomacisë apo marrëdhënieve dypalëshe mes shteteve.

Ky takim vjen pikërisht në kohën kur ekspertët e këtij komisioni po studiojnë materialet e marra nga autoritetet shqiptare për nismën parlamentare të ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rënda të Kushtetutës. Dhe në fakt, tentativat për të sfumuar gjurmët e lobimit, bien nga vetë njoftimi që presidenca dha zyrtarisht, ku temë e diskutimit mes tyre ka qenë pikërisht çështja e shkarkimit të tij.

Siç njoftoi zyrtarisht presidenca, Meta "i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të. 

Ndaj, me postimin e realizuar në vetë faqen e Presidencës, Meta ka dëshmuar një mungesë të plotë respekti për simbolet e shtetit, por ç’është edhe më e rënda, ka ulur figurën e Presidentit të Shqipërisë në një nivel të padëgjuar kurrë më parë.

Për më tepër, diçka e tillë tregon që Komisioni i Venecias, i cili ka mbikëqyrur paketën e Reformës në Drejtësi, ashtu si edhe çdo reformë të madhe në vend, nuk është i gatshëm që të pranojë në ambientet e tij Ilir Metën si President.

Arsyeja mund të gjendet vetëm në bindjen e qartë të ndërkombëtarëve, se Meta është një element që ka penguar zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa sjellja politike me zgjedhjet vendore, duket se e ka ridikulizuar edhe më shumë figurën e tij.

Kujtojmë se shpesh herë Presidenti Meta ka dalë haptazi kundër Reformës në Drejtësi dhe duke e quajtur si Ramaforma. Po ashtu ka dalë edhe kundër ndërkombëtarëve. Ekziston edhe një element i dytë edhe më problematik. Në çdo vend normal të botës, kreu i një shteti pritet në një takim pune me një protokoll zyrtar, pjesë e të cilit janë gjithmonë simbolet kombëtare, tapeti i kuq apo nëse takohet me një homolog, edhe himni i flamurit. Asnjë simbol kombëtar nuk është shfaqur në këtë takim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spak: 19/09/2019 14:18

    hiqeni zhdukeni ky bashke me sali cobanin eshte mortja e shqiperise . Sa kohe duhet te presin shqiptaret dhe te perdhosen nga keto minje kanceroze

    Përgjigju
  • Pali: 18/09/2019 19:06

    Hajde ropt ore ca behet me kte njeri

    Përgjigju
    • O tej: 18/09/2019 23:51

      Pse njeri eshte by?Eshte oktapod I korruosionit dhe crush’s e burr Monikes

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv