Vizitë pune?! Zbulohet takimi lobues i Metës (për të shpëtuar 'lëkurën' e tij) me presidentin e Venecias

TIRANE - Një udhëtim i paparalajmëruar ishte ai i kreut të shtetit Ilir Meta drejt Strasburgut, që sot zyrtarisht nga zyra e shtypit të tij u reklamua si një vizitë pune. Një reagim me goditje të drejtpërdrejtë ndaj mediave që thanë se Presidenti ishte nisur për të lobuar për fatin e lëkurës së tij: Për të takuar Presidentin e Komisionit të Venecias. Por reagimi i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi nuk përmendi asgjë nga axhenda e takimeve, duke thënë se Presidenti " ka nevojë të lobojë, as në të bardhë, e as në të zezë". Nuk vonoi shumë dhe në gjithë këtë presion mediatik, Presidenti Ilir Meta u detyrua të dalë zbuluar. E nxorri në Facebook takimin që pati sot me kokën e Komisionit të Venecias, presidentin Gianni Buquicchio. Një takim që vjen pikërisht në kohën kur ekspertët e këtij komisioni po studiojnë materialet e marra nga autoritetet shqiptare për nismën parlamentare të ndërmarrë për shkarkimin e Presidentit të Republikës për shkelje të rënda të Kushtetutës. Dhe në fakt, tentativat për të sfumuar gjurmët e lobimit, bien nga vetë njoftimi që presidenca dha zyrtarisht, ku temë e diskutimit mes tyre ka qenë pikërisht çështja e shkarkimit të tij.

Siç njoftoi zyrtarisht presidenca, Meta "i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri"

Në tentativë për të zbutur kritikat ndaj këtij veprimi, në kohën që më 12 tetor pritet të jepet një opinion i rëndësishëm nga Komisioni i Venecias ndaj tij, ai ka përmendur se në takim ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, Albana Dautllari.

Por ajo që mbetet shqetësuese është fakti që Presidenti Meta, i cili është nën hetim nga komisioni i posaçëm parlamentar, takon eprorin e ekspertëve të Venecias, të cilët duhet të japin një opinion të pavarur për hetimin ndaj tij, nëse ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe me shpalljen e 13 tetorit si datë legjitime.

Më herët teksa dëshmoi para deputetëve në senacën e parë të komisionit, kreu i shtetit tha se do të ishte vetë para anëtarëve të komisionit të Venecias, por e ka paraprirë këtë deklaratë duke nisur me takimet lobuese për të shpëtuar veten nga shkarkimi.

Ajo që është e dukshme, është se rruga drejt Strasburgut, nuk ishte aspak një "vizitë pune".

Vetëm pak ditë më herët, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, kreu i shtetit deklaronte se nëse opinioni i Venecias do të ishte pro shkarkimit të tij, do të jepte dorëheqjen.

Në Shqipëri, komisioni parlamentar për hetimin e presidentit e zgjati mandatin me 2 muaj në mënyrë që para se të nxjerrë raportin e tij, të ketë lexuar më parë opinionin e Komisionit të Vencias, që pritet të publikohet më 12 tetor. Po ashtu, Kuvendi ka në dorë tashmë dokumentin sekret të Shërbimit Informativ Shtetëror me informacionet që Meta pretendon se u bazua për të anuluar zgjedhjet: Skenarin për të djegur Kuvendin në protestën antiqeveritare të opozitës më 8 qershor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xeni: 18/09/2019 16:27

    Ky president monster vetem nen rrogoz vepron,vetem me para shet e blen deputet,pushtetare dhe mbrojtjen e tij si tinzar kerkon ta beje,si intrigant i lig qe eshte nuk njeh ligj ky kryehajdut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg