Sot, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku priti kreun e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Claus Neukirch.
Temë e bisedës ishte reforma në drejtësi, bashkëpunimi për luftën kundër krimit ekonomik, rigjetja e aseteve dhe trajnimi i prokurorëve. Marku theksoi rëndësinë për trajnimin e prokurorëve koordinatorë të medias, sipas përcaktimeve të reja ligjore. Kryeprokurorja çmoi ndërkaq se reforma në drejtësi ishte domosdoshmëri dhe se efektet reale do të ndihen me themelimin e organeve të reja.
“Krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë shmang ngërçet e ndryshme në sistemin e drejtësisë”.
Arta Marku Kryeprokurore e Përgjithshme e Përkohshme
Neukirch tha se Këshilli i Europës është i gatshëm të ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroritë në qarqe me trajnime si dhe me një projekt për prokurorët koordinatorë të medias.
s.k/Shqiptarja.com