Takimi vjetor i RCC: Të vihet fokusi te zhvillimi dhe krijimi i vendeve të reja të punës

Në Takimin Vjetor të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), i organizuar sot në Tiranë, u përmendën qëndrime të forta lidhur me përpjekjet e organizatave për mbështetjen e zhvillimit ekonomik, dhe me përshpejtimin e procesit të integrimit në Evropë.
Pala pritëse, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Kryetari në Detyrë i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Ditmir Bushati tha se RCC-ja ka treguar vlerat e saj duke rritur sinergjinë pozitive ne rajon dhe duke bërë një punë të palodhur drejt krijimit të një Ballkani të ri, një rajon në paqe dhe me prosperitet.
Bushati theksoi nevojën për të patur një koordinim më të madh dhe një përfshirje më të madhe të shoqërisë civile në këtë proces.
Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së z. Goran Svilanovic vuri theksin mbi nevojën për të patur sa më shumë bashkëpunim me BE-në dhe të demonstroj një shpirt dhe kulturë të re bashkëpunimi dhe të vihet fokusi te zhvillimi dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Pavarësisht sfidave, Svilanovic tha se "vendet aspirante të SEE kanë arritur një progres të dukshëm në procesin e integrimit Evropian". Roli kryesor i RCC-së, vijoi ai, ishte: "të shërbente si një mjet ndërtimi urash dhe kontribuues për përpjekjet rajonale në përmirësimin ekonomik në rajon".
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, foli mbi nevojën për të përmirësuar klimën e biznesit në rajon dhe përgëzoi RCC-në për promovimin e dialogut të ndërsjelltë. Takimi Vjetor gjithashtu miratoi kandidaturën e z. Goran Svilanovic për një mandat të dytë si Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, si edhe Raportin Vjetor të Bashkëpunimit Rajonal SEE 2014 - 2015.
Pas Takimit Vjetor, RCC paraqiti Tabelën e Vlerësimit të Zhvillimit në Evropën Jug-Lindore, i cili është një mekanizëm monitorues për të ndjekur progresin - ose mungesën e tij -  në rajon në fushën ekonomike. SEEDS (http://rcc.int/seeds/home) është një platformë gjithëpërfshirëse e cila përmban një Studim të Zgjeruar të Opinioneve të Sektorit Publik dhe të Biznesit, (http://rcc.int/seeds/results/2/balkan-opinion-barometar,http://rcc.int/seeds/results/3/balkan-business-barometar),  opinioneve të ekspertëve (http://rcc.int/seeds/focus/1/unemployment-the-biggest-challenge-facing-the-region) si edhe të intervistave të shkurtra me qytetarë - njerëz të zakonshëm nga rajoni (http://rcc.int/seeds/focus/1/unemployment-the-biggest-challenge-facing-the-region). Kjo i mundëson një përdoruesi të monitorojë zbatimin e strategjive për zhvillim - Evropa Jug-Lindore 2020 - dhe i lejon ata të krahasojnë ecurinë e zhvillimit ekonomik të tyre krahasuar me vendet e tjera.
Duke paraqitur platformën e faqes së internetit të SEEDS, Koordinatori i SEE2020, Sanjin Arifagic, përmendi faktin se "një sistem monitorues i tillë është i domosdoshëm në mënyrë që të shihet se çfarë nuk po bëhet mirë dhe se çfarë ka nevojë të ndryshohet. Kjo duhet të jetë e matshme në mënyrë që të ketë përmirësim dhe se SEEDS u krijua për këtë arsye".
Duke komentuar mbi Platformën dhe mbi atë se çfarë ajo ofron, Drejtori i Institutit të Medias Shqiptare - z. Remzi Lame - përmendi faktin se Studimi i Barometrit të Opinionit Publik në Ballkan tregoi se ka dy nivele ecurie në Ballkan: niveli i ecurisë drejt integrimit evropian dhe niveli i ecurisë së bashkëpunimit rajonal. Megjithëse niveli i ecurisë drejt BE duket se është ai që mbizotëron, është niveli i ecurisë që RCC po krijon i cili po bën një punë të madhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke e bërë atë të prekshëm." /atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë