Zgjidhjet e Metës: Populli për armët, Basha e Kryemadhi për politikë! 'Trazon ujërat' me SOROS-in dhe...(monarkinë?!)

Zgjidhjet e Metës: Populli për armët, Basha e Kryemadhi për politikë! 'Trazon ujërat' me SOROS-in dhe...(monarkinë?!)

TIRANË - Presidenti Ilir Meta i dërgoi ftesë të përbashkët kryetarit demokrat Lulzim Basha, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi dhe aleatëve të djathtë, të takohen sa më shpejt, para 20 nëntorit, për zgjidhjen e krizës kushtetuese.

"Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të paparashikueshme ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, ne një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019.  Ju lutem nëpërmjet Kabinetit tuaj saktësimin e ditës dhe orës së përshtatshme të takimit, për ju dhe për kryetarët e partive të tjera", janë fjalitë e Metës në ftesën e pasdites së kësaj të shtune.

Kreu i shtetit duket se po kërkon të gjejë zgjidhjen tek opozita parlamentare, të cilën vetëm dy ditë më parë në një intervistë televizive e sulmoi duke thënë se janë më shumë pranë qeverisë se sa presidentit.

"PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë se sa Presidentit. Me ato akte e veprime që kanë bërë deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kanë lënë rrugë të hapur kapjes së institucioneve nga Rama. PD dhe LSI e kanë lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande. Por unë do flas dhe me popullin dhe ta dijnë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklaratë bëra në Pogradec dhe doli në 1 mijë media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit", tha Meta.

Në fakt, kjo mund të mbetet vetëm në kuadrin e një deklarate, pasi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, bashkëshorte e presidentit, foli me gjuhën e tij, kur sulmoi me të njëjtat fjalë kreun e KED-së.

Por nëse zbërthehet, kjo deklaratë e Metës flet shumë. Ai tha se ka popullin dhe nuk është i vetëm. Por ndoshta me frikën se qytetarët mund ta lënë në baltë, Meta ka gjetur "strehë" shpëtimi tek bashkëshortja e tij kryetare partie dhe kryedemokrati Lulzim Basha me aleatët e tij, të gjithë jashtë parlamentit.

Kjo, pasi alternativa që Meta publikisht i ofroi popullit ishte të merrnin armët, ose një referendum, pyetjen e të cilit e la mister pa guxuar ta shprehë (edhe pse la dyshime të forta së mund të bëhej fjalë për ndryshime kushtetuese kur bëri parantezë afrimin e 22 nëntorit, dita kur populli shqiptar votoi me referendum).

Zgjidhja e krizës "me shokë shumë"

Presidenti Meta ka ftuar në takim përfaqësues të shoqërisë SOROS, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile të angazhuar me Reformën në Drejtësi. Një "surprizë të pabesueshme" e quan presidenca teksa përmes burimeve njofton ftesën ndaj fondacionit SOROS në Shqipëri, ku vetë George Soros ka qenë emri më i sulmuar nga Meta, me akuzat se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”, ndësa sot e fton fondacionin e tij në Tiranë të zgjidhë ngërçin Kushtetues! ..."Sorosi" është një pikë që e ka ndarë Metën edhe me Lulzim Bashën siç u zbulua në një urdhër të brendshëm të para pak kohëve, ku selia blu urdhërohej të mos "prekte" Sorosin.

Ftesë Meta i ka dërguar edhe Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, një organizate e pavarur, jo fitim prurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë "Berisha". 

Në ftesën që Meta i bëri Bashës, Kryemadhit dhe aleatëve, ra në sy edhe një aleat i "fshehtë" i opozitës joparlamentare. Një kryetar partie që nuk është shfaqur asnjëherë në asnjë aksion të opozitës së bashkuar: Shpëtim Axhami, kryetar i partisë "Lëvizja e Legalitetit", një parti për sistem monarkie, krijuar nga Ekrem Spahia. Mbetet e dyshimtë përse Meta ka kërkuar në takim edhe kryetarin e Legalitetit...Vetëm në mos, në mes të dilemave të mëdha të motivit me të cilin duhet t'i drejtohet popullit, të jetë duke menduar "ofertën" për monarki!

Dy gjyqtare në një karrige

Kur u duk se Gjykata Kushtetuese po shkonte më në fund drejt funksionimit, (pas dy viteve vetëm me një anëtare të cilës i ka mbaruar mandati), ky institucion u fut në ngërç, ku për të njëjtën karrige gjyqtari u zgjodhën dy anëtare. Presidenti Ilir Meta firmosi një dekret ku ligjëroi sipas tij Marsida Xhaferllarin anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Por në fakt për të njëjtin vend, më herët u zgjodh automatikisht Arta Vorpsi, e para në listën e pikëzimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pasi Meta nuk u shpreh brenda 30 ditëve, për atë që duhej të ishte anëtarja e dytë e zgjedhur prej tij, pas Besnik Muçit (që duhet theksuar se edhe ai është në rrezik pasi ende nuk ka kaluar në shkallën e dytë të vettingut, Apelin).

"Video përvëluese"

Kjo situatë ka nxjerrë nga "qetësia" presidentin Ilir Meta duke sulmuar ashpër kreun e KED-së, Ardian Dvorani. Meta nuk mbeti vetëm tek etiketimet: mafioz, ushtar partie, por një ditë më parë paralajmëroi se të hënën do ta kallëzojë penalisht në Prokurori Ardian Dvoranin. Ditën e sotme, kreu i shtetit ka shkuar edhe më tej duke thënë se kundër kreut të KED-së, por edhe zyrtarëve të tjerë që ai i quajti një bandë që duan të kapin Gjykatën Kushtetuese, ka video "përvëluese". Meta nuk bëri të ditur përmbajtjen e videos, por tha se ajo po përgatitet në gjuhë të huaja në mënyrë që edhe bota të mos mashtrohet më.

"Po administrohen prova të reja përvëluese, që shtojnë mundësinë për të patur edhe padi për persona e zyrtarë të tjerë. Brenda javës Institucioni i Presidencës do të publikojë një VIDEO me fakte të pakundërshtueshme për opinionin vendas dhe botëror, që të mos ngelet asnjë analfabet në planet, i cili të mos e kuptojë dhunimin që një bandë ka tentuar t’i bëjë Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Kjo VIDEO me prova të pakundërshtueshme, do zbulojë fytyrën e vërtetë të një individi të papërgjegjshëm, i cili guxoi në mënyrë të tmerrshme kriminale t’i përvetësojë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, që as noterja e nderuar znj.Miranda Xhemalçe nuk pranoi ta bënte, pasi e dinte shumë mirë se betimi me dorën mbi Kushtetutë bëhet vetëm në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe askund tjetër", thuhet në një reagim të Presidencës sot.

Vitore Tusha krah Metës

Ngërçi në fjalë ka futur në përplasje edhe institucionet. Marsida Xhaferllari u betua teksa ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare dekreti i Metës. Ndryshe ndodhi me Arta Vorpsin, vendimi për të cilën u botua në Fletoren Zyrtare, por presidenti e refuzoi duke mos e ftuar të betohej në Presidencë, që sipas kushtetutës, "Betimi mbi kushtetutë para presidentit, është hapi i fundit për të marrë zyrtarisht detyrën". Në këto kushte, Vorpsi u detyrua të bëjë një deklaratë betimi, ta noterizojë dhe t'ia dërgojë me postë në Presidencë. Një deklaratë që nuk u përfill jo vetëm nga Meta, por as nga Gjykata Kushtetuese, ku kryetare në detyrë është Vitore Tusha, si anëtarja më e vjetër. Asaj i ka mbaruar mandati por qëndron në detyrë deri në momentin që të zëvendësohet. Gjykata Kushtetuese njohu dekretin e Metës duke i bërë gati zyrën Marsida Xhaferllait, e cila nuk ka kaluar ende vettingun, ndërkohë që Arta Vorpsi qëndroi në zyrën e saj si këshilltare juridike në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë institucioni, njeh zyrtarisht anëtarët: Vitore Tusha, Besnik Muçi, Marsida Xhaferllari, Fjona Papajorgi dhe Elsa Toska (këto dy të fundit të votuara nga Kuvendi).

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spak: 17/11/2019 11:55

    njerezit qe shkatrun shqiperine Sali Berisha , Ilir meta .Pastrimi dhe venia para drejtesise do te jete fryme-marrja e popullit shqiptare .

    Përgjigju
  • Mala: 17/11/2019 10:09

    Ky njeri, ka dublerin Salih qe kerkojen etem lufte,sepse kane vjedhur e demtuar cdo gje shteterore e kombetare,nu k kane shpetim nga ndeshkimi.Andaj Zot kalle!"Deux ex machina"qe te shpeton krimineli.Popull armet!!kapni armet!! Plliste Salihu ne kuvend!Tash pllet meta ne media popblike te shtetit ne emer te shtetit dhe popullit"Haj medet,more Mehmet..."

    Përgjigju
  • xhevria: 17/11/2019 00:25

    IK O META ik se u bere gazi I botes,,,po qesh dhe qeni I kallajxhiut me ty......

    Përgjigju
  • ERP: 16/11/2019 22:13

    Askush te mos ja var ketij plehre. Kerkon te faktorizohet edhe njehere t’i shpetoje burgut. Pas hekurave e ka vendin

    Përgjigju
  • O tej: 16/11/2019 21:44

    Familje korruptuar familje gjarperinjsh Meta Kryemadhi

    Përgjigju
  • Ilir kakasut meta: 16/11/2019 20:40

    O ilir kakasuti pse e ke humbur qetësin e dashurin apo po të dridhet toka nën këmb. Po e shikon që burgu nuk është shum larg e përpëlitesh si ajo pula që i pritet koka o ilir RROTA. Prit se gjaku i Shqiptarve të ka zën syt e nuk di se çfar po bën o fundërrina e kombit Shqiptar.

    Përgjigju
  • Sula: 16/11/2019 20:23

    Gallate dhe humor politik nga sikleti . Kur je keq mund ti besh te gjitha dhe kundra ligjit ,sado i madh te jesh .Zot ruaje se nuk e di dhe vet se cfar po ben

    Përgjigju
  • ERP: 16/11/2019 19:51

    Njohjet e Vitore Tushes dhe ceremonite e hajdutit nga Skrapari nuk te bejne gjyqtar. Gjithsesi ushtaret e katundarit nga Skrapari do reezohen nga vetingu. Ai do marre edhe kete njolle ne kurrizin e tij dhe ta kete ne kujtimet w tin neteve te gjata ne Rec

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë