Taksa 5 € në 'Rrugën e Kombit' nuk e ul fluksin, në shtator hynë nga Kosova 66% më shumë vizitorë se në 2017
Sportelet e pagesës në 'Rrugën e Kombit'
Edhe pse prej 17 shtatorit 2018 në "Rrugën e Kombit" nisi implementimi i taksës për qarkullimin e automjeteve, kjo nuk ka ndikuar në fluksin e lëvizjes. Me përjashtim të atyre që janë të pajisur me abone, për automjetet që vijnë nga Kosova, taksimi në "Rrugën e Kombit" është pesë euro vetëm për një kalim, kjo për makinat private, autovetura. Muaji shtator ka shënuar një fluks lëvizjesh të vizitorëve nga Kosova për qëllime turistike, kjo e favorizuar edhe nga moti i mirë, me destinacion bregdetin shqiptar.
Sipas të dhënave të INSTAT, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 % ose rreth 106 mijë persona më shumë krahasuar kjo me shtatorin e vitit të kaluar. Ky është një trend i ndryshëm nga muajt e mëparshëm, ku fluksi i shtetasve kosovarë ka qenë me rënie krahasuar me të njëjtat periudha të një viti më parë.
261 148 mijë vizitorë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri në shtator 2018, 105 417 më shumë se në shtator 2017
Sa i takon shtetasve të tjerë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, polakët kanë pësuar rritje me 37.2%.
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në territorin shqiptar, në muajin Shtator 2018, është 1.121.116, krahasuar me shtator 2017, ky tregues rezulton me rritje 31,5 %. Në Shtator 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 664.184. Krahasuar me Shtator 2017, ky numër është rritur me 44,6 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në nëntëmujorin e 2018 është 5.061.822 duke u rritur me 19,8 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.
Në Shtator 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Kosova ka patur rritjen më të madhe me 66,0 %, ulje kanë patur vetëm shtetasit nga Mali i Zi me 16,3 %. Në nëntëmujorin e 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka patur rritjen më të madhe 37,2 %.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 4054
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turizmi i bardhë, nis sezoni i skive në Dardhë të Korçës! Lëvizja e mjeteve vetëm me goma dimërore! Reshjet e dëborës në 'Rugën e Kombit', policia apelon: Pajisuni me zinxhirë
30 Nëntor, 08:59
-
Aksident në rrugën e Kombit/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, 3 të plagosur
11 Nëntor, 17:24
-
Aksident në rrugën e Kombit, 6 të plagosur rëndë, mes tyre 4 gra! Në Fier makina përfundon në kanal (VIDEO)
9 Nëntor, 10:41
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, arrestohet polici në kërkim, 22 efektivë në hetim
28 Tetor, 10:09
-
Berat/ Rreth 80 mijë vizitorë në Muzeun “Onufri” për 9 muaj! Turistët: Këtu gjenden ikona unikale si askund tjetër
27 Shtator, 16:40
-
Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit dhe 2.2 mln lekë i futën në xhep, gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët
21 Shtator, 20:45
-
Zbardhet skema/ Si policët gjobisnin makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i fusnin në xhep, 22 policë në hetim! I paditi një shqiptar nga Kosova
20 Shtator, 10:55
-
Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin! Si paraqitet situata në akset rrugore të Veriut
14 Shtator, 12:54
-
Video/ Përplasen dy makina në Rrugën e Kombit, dy të plagosur
28 Maj, 18:51
-
Basha tregon si u bë ministër Trasportesh për '1 minutë': Lul tha Berisha, ti do luftosh korrupsionin! Sa të bëhem kryeministër do heq traun te Rruga e Kombit
5 Maj, 18:46
-
Dëborë dhe akull në rrugën e Kombit, makina del nga rruga, shpëton mrekullisht familja (Video)
21 Prill, 16:56
-
Vijon montimi i Urës së Madhe në Kukës, nis vendosja e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimi i tyre
14 Prill, 12:11
Nuk e kuptoj llogjiken e qeverise , qe per rrugen e kombit ka paguar dhe do pagoj deri ne perfundimin e saj nga buxheti i shtetit , dhe taksen e merr privati ( Kastrati ) Kjo qe ndodh ne Shqiperi ,nuk ndodh ne asnje vend te botes . Taksen duhet ta mbledhi shteti, dhe jo privati . PPP do ta largojne Ramen nga pushteti, sic e pesoj dhe Saliu me koncensionet, qe akoma dhe sot po i zejn frymen popullit shqiptar
PërgjigjuPo per Kastri kan hy shum se ju merr lekr
PërgjigjuShumë mirë eshte 5 euro, si ne gjith botën. PD-ja do e bënte 10 euro
PërgjigjuAlex Ç punë ke ti me Holland, Gjermani Belgjik? Ti jeton në Shqipëri pastaj në Holland paguan 1000 euro qiranë. Ajt tani bli kolinos dhe laj dhëmbët..
Ne cilen bote jeton ti more i marre, se naften e keni qmimin me te larte se ne Gjermani Hollande e Belgjike qe nuk paguan tol...
Bravo kastrati, po qe vepruan me mend. Ti rrjepim kosovaret se aq dime te bejme.
PërgjigjuPo re bisha se u lirua,mire qe i beme dalje ne det kosovarve me taksat tona e na kushtoji 1M Euro po tja bejme dhe mirmbajtjen me taksat tona. Ndërkohë vëllezërit tane Kosovare importojne cdo gje nga Serbia e Zero nga Shqipëria.Ah po eksportojne ne memedhe mjell kancerogjen te ardhur nga Serbia.