Një ditë më parë Kuvendi miratoi dje ligjin e tatimit mbi të ardhurat, por ky ligj sipas ekspertit të Ekonomisë, Eduart Gjokutaj, do të krijojë kaos të treg. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Gjokutaj tha se humbet ekonomia dhe se ka premisa për evazion fiskal. Sipas ekspertit Ministria e Financave nuk ka një analizë të detajuar duket sikur do të nëpërkëmbë një kategori të caktuar profesionesh.
‘Profesione të lira ata që janë profesionistë të sektorëve të ndryshme, përfshirë, mjekë, inxhinierë arkeolog etj, gjithë gama që kanë një bagazh një pronësi intelektuale të tyre dhe atë e japin si shërbim. Nuk mund të ndërtohet kështu një sistem tatimor që do i takojmë disa profesione se na duhen disa lekë. Nga e gjitha kjo humbet ekonomia, pasi krijon kaos në treg. Do të krijojë premisa për evazion dhe në këtë diskriminim që u bëhet profesionistëve. MF nuk paraqet asnjë analizë të detajuar dhe nuk është serioze që të nëpërkëmbë një kategori të caktuar që duket sikur do të krijojë të ardhura, por ka prekur pjesën moralë të profesionistëve. Një profesionist i cili mundet të jetë në listën e pagave të një shoqërie të caktuar do të paguajë tatimin e pagës, mbi 200 mijë lekë, dhe tatohesh me mbi 23 %.’- u shpreh eksperti Gjokutaj.
I pyetur në lidhje me projektligjin e amnistisë fiskale dhe bastet online, eksperti Gjokutaj u shpreh se janë dy ligje kundër interesit publik.
‘Kjo tregon dëshpërimin e luftës ndaj evazionit fiskal, nuk prodhon të ardhura, në vend që të zbardhin ekonominë dhe jo propozimi i ligjeve të tilla si amnistia fiskale apo lojërat e fatit. Ekonomia shqiptare nuk është një ekonomi principate. Por po shpërdorni gjithë këto burime natyrore. E gjitha kjo të bën të qasesh se kemi të bëjmë me një mungesë dhe mënyra se se konsiderojnë sistemin si një pronë të tyre.’- tha Gjokutaj.
Nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%. Për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.