Tanini: Mezi e duam Nënë Terezën

Tanini: Mezi e duam Nënë Terezën

Ende vazhdojnë dyshimet se çfarë bëri Nënë Tereza për Shqipërinë!

Ndërkohë, serbët po ta kishin të tyren një figurë të tillë mund të ndryshonin edhe emrin e shtetit e të quheshin Terezska.

Po të ishte Nënë Tereza bullgare, vetë Kisha Orthodhokse Bullgare do të ishte kujdesur për imazhin e saj.

Po të ishte Nënë Tereza rumune, vetë romët do e shpallnin mbrojtëse të tyre. Si detyrim, shteti rumun do të merrte masa që ajo të kthehej në simbol kombëtar, por edhe si mbesë gjaku e Drakulës.

Po ta kishin sllovenët, do e bënin simbol kombëtar bashkë me një statujë më të madhe se ajo e Krishtit në Brazil.

Po të ishte Nënë Tereza kroate, do t’i kishin ngritur një muze të ri me të gjitha sendet personale, dhe nuk do ta bënin këtë gjë në një hapësirë të vjetër. Statuja e saj do të ishte vendosur në kodër ose mal, do të ishin shpallur rrugët dhe netët e pelegrinit drejt veprës.

Po të ishte Nënë Tereza boshnjake, do të bëhej shenjtorja që mbrojti Bosnjën nga lufta.

Po të ishte Nënë Tereza malazeze, nuk e di se çfarë mund të bënin këta! Booo 

Po të ishte Nënë Tereza puro maqedonase, mbase portretin e saj ata mund ta bënin edhe flamur kombëtar bashkë me simbolet e saja.

Po të ishte Nënë Tereza greke. Uhhhh, këtu do ishte bërë çdo gjë e mundur që ajo të ishte mbase edhe më e rëndësishme se vetë Kisha Greke.

Nënë Tereza është shqiptare. Dhe ne meZi e duam, dhe ne refuzojmë ta njohim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 05/09/2019 21:56

    Mbase ke te drejte, por une jam nje nga ata qe them qe Nene Tereza pervec faktit qe kishte origjine shqiptare, ajo fatkeqesisht nuk beri asgje per Shqiperine. Sigurisht qe une krenohem qe nje shqiptare eshte kjo qe eshte. Por dhe ne e nderojme aq sa dhe ajo i dha Shqiperise. Dhe serbet e nderojne Nikolla Teslen, aq sa Nikolla i dha Serbise.. Ne nuk po nderojme aq sa duhet patriotet qe kane bere dhe ka dhene jeten per Shqiperine, jo me te nderojme nje shenjtore qe pervec origjines asgje tjeter nuk e lidh me Shqiperine e me shqiptaret..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja