TAP, Prioritet procesi i
servitudit e blerjes së tokave

TAP, Prioritet procesi i<br />servitudit e blerjes së tokave
TIRANE- Projekti i gazsjellësit “Trans-Adriatic Pipeline (TAP)” është një nga projektet kryesore në axhendën politike të qeverisë. Ky gazjellës bën pjesë në projektin e “Korridorit Jugor të Gazit”.  Drejtori i përgjithsëm i projektit “TAP”, Kjetil Tungland, në një intervistë pët të përditshmen azerbajzhanase “AzerNews”, flet për kërkesat dhe planet paraprake që do të hapin rrugën për ndërtimin e gazsjellësit, i cili do të përshkojë vendin tonë dhe do të furnizojë Europën me gaz nga fushat e Shah Deniz 2, në Azerbajxhan.

Fillimisht drejtori theksoi besimin që ka pasur se “TAP” ishte zgjedhja, më strategjike, më e përparuara nga ana teknike dhe me kosto më të ulët për Europën. Kjo ishte edhe aryeja e përzgjedhjes së këtij projekti, i cili do të ofrojë alternativa të reja në tregun europian të gazit. Tre vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi janë Greqi, Shqipëria dhe Italia.
 
Çështja e pronave
Për sai përket pjesë shqiptare ku do të kalojë tubacioni, drejtori Tungland bën të ditur se në shtator të këtij viti, ka filluar procesi i blerjes dhe servitudit të tokave. Ai thekson se ekipet e projektit “TAP” kanë filluar punën në mënyrë intensive për të evidentuar pronarët e ligjshme të pronave ku do të kalojë gazsjellësi.

Për më tepër kreu i projektit “TAP” shprehet se në vitin 2014 planifikon të fillojë ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, që do të mbështesin ndërtimin e gazoduktit në vitin 2015. Sipas projektit, kërkohen rreth 140 ha tokë për ndërtimin e rrugë të reja, duke përfshirë edhe riparimin e atyre ekzistuese. Nga ana tjetër për ndërtimin e tubacionit në sipërfaqe kërkohen 73 ha tokë.
 
Përfitimet ekonomike
Projekti “TAP” vjen me një sërë përfitimesh ekonomike për Shqipërinë. Drejtori Tungland citon një studim të ndërmarrë nga “Oxford Economics”, sipas të cilit zbatimi i projektit TAP në pjesën shqiptare do të kushtojë 1 miliard dollarë (740 milionë euro). Duke i bazuar studimit, veprimtaria ekonomike do të rritet në zonat ku do të kalojë gazsjellësi, duke hapur vende pune në sektorin e infrastrukturës dhe mirëmbajtjes së gazsjellësit, duke hapur edhe mundësinë që zonat përreth të zhvillohen.

Ekonomia shqiptare pritet të ndjejë ndikimin maksimal të këtij projekti në kulmin e tij në vitin 2017. Në këtë vit parashikohet, gjithmonë në bazë të studimit nga “Oxford Economics”, që PBB-ja e vendit tonë të rritet me 57 milionë euro dhe të krijohen 4200 vende pune në vit, si me kohë të plotë ashtu edhe me kohë të pjesshme.

Ndërkaq disa ditë më parë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i shprehu drejtorit teknik për Zhvillimin e Projektit “TAP”, Sigmund Hamre, gadishmërinë e kompanive shqiptare për t’u angazhuar në zbatimin e këtij projekti madhor, duke theksuar se  ato e kanë ekspertizën e nevojshme.  Drejtori Hamre u përgjigj duke thënë se e vlerësonte mundësinë e angazhimit të kompanive lokale duke shtuar se nëse do të jetë e nevojshme do kryenin edhe trajnime për to, me qëllim që të përdoren sa me shumë burime lokale.
 
Tregu i gazit
Prodhimi aktual i gazit në Shqipëri është 4 deri në 5 milionë metër kub në vit. Kjo sasi e vogël e gazit përdoret kryesisht për të furnizuar proceset teknologjike që lidhen me industrinë dhe rafinerinë e naftës. Zbatimi i projektit “TAP” do të përfshijë Shqipërinë në rrjetin ndërkombëtar të gazit.

Gazësjellësi “TAP” do të jetë 870 km i gjatë. Për sa i përket pjesës që do të kalojë në territorin shqiptar, 209 km të tubacionit do të kalojë në territorin shqiptar ndërsa 60 km në pjesën e Shqipërisë të Detit Adriatik. Në plan të aksionerëve të projektit “TAP”, pritet që rezoluta për ndërtimin të mbyllet në fund të këtij viti, duke i hapur rrugën investimeve.
 
 
IAP
Zbatimi i “TAP” hap rrugën për të zgjeruar rrjetin furnizimit me gaz në rajonin. Sipas drejtorit Kjetil Tungland gazësjellësi “TAP” ofron mundësi lidhjeje me projejekte ai i gazsjlellësit “Ionain-Adriatic Pipeline (IAP)”, që do të mundësojë lehtësimin e furnizimit me gaz të disa tregjeve të reja si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia.

Ndërkaq, para disa javëve Ukraina, Koracia dhe Hungaria pranuan që të investonin në një corridor të ri që do t’i lidhte me gazoduktin “TAP”. Aktulisht është duke u kryer një studim fizibiliteti për projekti “IAP” me një fond prej 3 milionë euro, të dhëna nga BE.
 
Shkrimi u publikua sot (17.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar