Tashmë shërbimi dializës falas për qytetarët edhe në spitalet COVID, Manastirliu poston videon

Tashmë shërbimi dializës falas për qytetarët edhe në spitalet COVID, Manastirliu poston videon

Foto nga pacienti i cili po i nënshtrohet procedurës së dializës

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu mëngjesin e sotëm nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin e saj social Facebook bënë me dije se shërbimi i dializës do të ofrohet falas për pacientët në nevojë edhe pranë spitaleve COVID.

Në videon e postuar shfaqen pacientë të cilët shprehin gatishmërinë që ka personeli mjekësor ndaj tyre, në çdo pavion për ty shërbyer qytetareve.

“Shumë shërbim i mirë. Dializa falas shumë e mirë. Disa herë mua më ka shpëtuar jetën. Shërbimi i shkëlqyer. Jemi shumë mirë. Infermieret i kemi shumë të mira. Janë shumë punëtore. Nuk i thërret dy herë. Jo për t’u bërë qejfin, se ne jemi këtu, luftojmë me jetën. Personeli është më i gatshmi ma do mendja nga çdo pavion tjetër që të shërbejnë. Falë këtyre jemi gjallë ne. Puna e tyre na mban në jetë”, këto janë disa dëshmi të pacientëve të cilët kanë marrë shërbimin.

Aktualisht në QSUT shërbimin e dializës falas e përfitojnë rreth 115 pacientë në muaj, ndërkohë që siç tregon dhe infermierja e shërbimit të dializës, ky shërbim ofrohet edhe në spitalet Covid.

“Aktualisht në qendër e marrin shërbimin rreth 110-115 pacientë në muaj. Kemi punuar gjatë gjithë kohës pa ndërprerje. Kemi kaluar edhe personel por edhe aparatura në spitalin infektiv që edhe pacientët e tjerë nga qendrat e tjera të marrin shërbimin e duhur të hemodializës atje”, tha infermierja.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?