Shkëmbim inspektorësh për të shmangur korrupsionin! Lëvizjet e fundit të 'Tatimeve' në Tiranë, Durrës dhe Fier

Shkëmbim inspektorësh për të shmangur korrupsionin! Lëvizjet e fundit të 'Tatimeve' në Tiranë, Durrës dhe Fier

TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur të vërë në zbatim një taktikë të re për të rritur kontrollet dhe efikasitetin e saj, ndaj subjekteve që u shmangen detyrimeve tatimore.

Ditën e sotme 50 inspektorë të hetimit tatimor të Tiranës do të zëvendësojnë për një periudhë të pacaktuar kolegët e tyre në Fier, ndërkohë që këta të fundit do të transferohen në Elbasan. Kjo lëvizje ka për qëllim të shmangë favorizimin e bizneseve që nuk paguajnë detyrimet nga kontrollorë të njohur të zonës.

Në fokus të kontrolleve do të jetë përdorimi i kasave fiksale, lëshimi ose jo i kuponit tatimor, deklarimi i fuqisë punëtore, lista e çmimeve si dhe paisja e mallrave me faturë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • s.sinani: 21/01/2020 20:21

    Shume mire e kane menduar,ta bejne dhe ne dogana se hajduta jane dhe ata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion