Tatum shkëlqen në udhëtim, Celtics fiton me Bucks! Pelicans triumfojnë në Denver

Tatum shkëlqen në udhëtim, Celtics fiton me Bucks! Pelicans triumfojnë në Denver

Bucks dhe Celtics

Vetëm dy ndeshje janë zhvilluar mbrëmë në elitën e basketbollit amerikan NBA. Vëmendja padyshim ishte në 'Fiserv Forum' në Milwaukee, ku Bucks janë mposhtur para tifozëve të vet nga Boston Celtics me 41 pikë diferencë 99:141. Ka qenë një ndeshje që miqtë e dominuan nga çereku i parë e deri në fund, madje epërsinë më të lartë e patën 49 pikë gjatë ndeshjes.

Jayson Tatum ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë pasi e mbylli atë me 40 pikë, tetë kërcime e një asistim. Me lojë të mirë u dallua edhe Jaylen Brown që shtoi 30 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Te vendasit më i dalluari ishte Giannis Antetokounmpo me 24 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e thellë në këtë sfidë. Dueli tjetër i mbrëmjes ka qenë ai mes Denver Nuggets dhe New Orleans Pelicans, ku mysafirët fituan me rezultat të thellë 88:107.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, mbi 500 pacientë në vend! Mjekët: 10-12 pacientë në ditë vijnë të marrin gjak në QSUT, duhet shërbim në rrethe

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, mbi 500 pacientë në vend! Mjekët: 10-12 pacientë në ditë vijnë të marrin gjak në QSUT, duhet shërbim në rrethe