Gjatë një periudhe të zgjatur të krizës së demokracisë në Shqipëri, të zgjatur pothuajse aq sa edhe vetë tranzicioni i këtushëm, të shenjuar nga korrupsioni i jetës publike, nga konflikti i interesave në nivelet më larta të shtetit, nga agresioni ndaj Kushtetutës dhe, për pasojë, edhe të të drejtave themelore të individit, tashmë nuk ka nevojë të vërtetohet roli i organeve të sistemit të drejtësisë për të mos e ndalur tërë atë paligjshmëri. Është pikërisht ky rol që prej kohësh ka çuar në rënie të besueshmërisë së popullit te institucionet, të cilat cenuan seriozisht stabilitetin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës. Reflektim i kësaj gjendjeje ishte vullneti i njerëzve për rotacion të pushtetit politik me shpresën që kështu, veç të tjerash, e drejta t’i përshtatej sa më shumë drejtësisë dhe drejtësia t’i nënshtrohej sa më tepër së drejtës.
Por, në përplasjen e pashmangshme midis ndërrimit të pushteteve politike e ekzekutive dhe magjistraturës së shtrirë deri tani mbi shtratin e një sistemi korporativ, kjo e fundit të trembet nga e kariera e dyshimtë e saj, duke qenë e gatshme madje të mbyllë njërin sy përpara praktikash gjyqësore antigarantiste, në kundërshtim me vetë ligjshmërinë që gjyqësori duhet të mbrojë. Ndërkohë që fusha e ku pritej dhe pritet të lëvizë ai është më së shumti kontrolli mbi ligjshmërinë e veprimtarisë së titullarëve të organeve publike, ai mbi korrupsionin, mbi bizneset e paligjshme dhe përplasjet me pushtetet jolegjitime. Por në rrethanat e reja druaj që mjaft magjistratë nuk gjejnë forcë në vetvete – së paku hë për hë - që të ushqehen në punën e tyre vetëm nga burimet e ligjshmërisë së gjyqësorit.
Për të sqaruar mendimin nuk po hyj në çështje që i njoh veçse përgjithisht, nëpërmjet faqeve të shtypit të përditshëm. Por, në respekt ndaj teje i nderuar lexues, nuk mund të mos shprehem mbi disa fashikuj (që kam arritur t’i vështroj dhe lexoj) të një dosjeje hetimore të bujshme, asaj të vjedhjes së Thesarit të Shtetit në një shumë parash të konsiderueshme. Shumicës së atyre lekëve ende prokurorët nuk po ua gjejnë gjurmët, ende grupi hetimor nuk ka mundur të vërtetojë besueshmërisht që vjedhja është kryer gjatë katër viteve të fundit apo gjatë këtij viti pak përpara se ajo të denoncohej, ende nuk flitet me siguri se sa është realisht shuma e vjedhur, ende nuk i është hyrë dyshimeve për transaksione të mundshme të kryera nga drejtues të Bankës Qëndrore nëpërmjet bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë etj, etj. Jo, sot nuk e kam fjalën aty.
Por, duke përdorur në këto rradhë ndajfoljen pohuese se sa atë mohuese, të tregoj fatin e një grupi punonjësisht të nivelit të ulët dhe të mesëm të Bankës së Shtetit, të cilët as nuk janë financierë apo kontabilistë dhe as nuk kanë pasur ndonjëherë detyra funksionale në Departamentin e Thesarit.
Këtu e kam fjalën për nja gjashtë prej këtyre punonjësve, njëri prej të cilëve elektricist dhe një tjetër hidraulik, të akuzuar nga prokurori për shpërdorim detyre, sepse nga inventarët e kryer prej tyre më 2012 dhe 2013 nuk kanë mundur të parandalojnë vijimësinë e vjedhjes tronditëse.
Me një akuzë të tillë ata, ndonëse së fundmi në gjendje të lirë, tashmë janë ulur në bankat e të pandehurve, krahas disa funksionarëve të Departamentit të Thesarit, që po qëndrojnë pas hekurave. Përse kështu, kur në dosjen hetimore “struket” edhe një thënie e të akuzuarit direkt për vjedhjen, Ardian Bitrajt, i cili paska deponuar në Prokurori që arkave nga merrte paratë u vinte përsëri fashetat, në atë mënyrë që të mos dyshonte njeri se dikush do t’i kishte hequr ato. Ndërsa publiku brenda dhe jashtë vendit i pa nëpër media ato arka të hapura, të treguara nga prokuroria si prova të rrjedhura prej ekspertizës ligjore përkatëse.
Por, mos vallë kështu kishin ndenjur ato, të shqyera, edhe gjatë viteve të mëparshme? Realisht, përpara se sa të shkonte për herë të parë grupi i hetimit në Departamentin e Thesarit, menjëherë pas vetëdenoncimit të Ardian Bitrajt, atje kishte vënë këmbë fillimisht një grup financierësh apo kontabilistësh, grup i ngritur dhe dërguar me urgjencë (sipas shtypit) nga Zëvendësguvernatorja e Parë, për të numëruar paratë në ato arka.
Mbi bazë të numërimit që bëri ky grup, u tha se rezultoi që në ‘to mungonin 713 miljonë lekë, po aq sa kishte deklaruar i pandehuri për vjedhës i tyre. Këtë shifër publikoi me siguri të plotë atëhere edhe Guvernatori Fullani në një konferencë shtypi përpara arrestimit të tij. Ky inventarizim që nuk priti hetimin e vendngjarjes nga organi i akuzës, por nxitoi të fuste duart në kutitë ku paratë e vjedhura qenë zëvendësuar me libra, manualë apo edhe me topa spangosh, ky po, ky ishte krejt i paligjshëm.
Ndërsa, 6 inventarizuesit e hershëm, pas disa muajsh arresti shtëpiak dhe gjatë kësaj periudhe të papyetur ndonjëherë prej grupit hetimor, tani që në bangat e të akuzuarve rrinë vërtetë me një heshtje dhe gjakftohtësi për t’u adminruar, sidoqoftë kanë të drejtë që t’i konsiderojnë organet e drejtësisë – sipas autorit të këtyre rradhëve – si një pushtet i njeriut mbi njeriun, si një pushtet që vendos mbi lirinë dhe, si i tillë, mund të shkatërrojë jetën e kujtdo mbi të cilin vepron.
Them kështu, sepse ka një rregull të posaçëm ligjor dhe deontologjik, që sidomos në fushën penale ka të bëjë me provueshmërinë e së vërtetës. Në këtë fushë, prokurori, si edhe gjyqtari, nuk mund të sajojnë figura krimi, madje edhe kur këto figura ekzistojnë (siç është vërtet kështu) në Kodin Penal, ata nuk mund ta zgjerojnë sferën e veprimit të këtij Kodi për fakte të përgjithshme analoge, të cilat gjithsesi mund të lidhen me figura krimi të parashikuara nga ligji.
Një rregull tjetër ka të bëjë me verifikimin e së vërtetës së faktit, nga e ka burimin praktika e dyshimit rreth vetëdijes, se kjo e vërtetë e faktit nuk është kurrë absolute dhe që gabimi është përherë i mundshëm. Mbi këtë bazë, Luigi Ferrajoli, ky profesor i shquar i Filozofisë së të Drejtës, në Fjalën e vet të mbajtur në Kongresin XIX të Magjistraturës Demokratike, zhvilluar punimet në Romë, afro dy vite më parë, veç të tjerash tha, se “të vetmet të vërteta absolute janë ato tautologjike, të logjikës dhe të matematikës, ndërsa në fushën empirike – në shkencat e natyrës, në historiografi dhe kështu pra, në çdo hetim ose verifikim të procesit – e vërteta absolute është e paarritshme dhe për këtë arsye kërkohet të paktën siguria subjektive, domethënë, bindja e brendshme e gjyqtarit, si surrogato e sigurisë së pamundur objektive”.
Pikërisht, te segmenti aktual i gjykimit të 6 inventarizuesve të hershëm merr vlerë të pazëvendësueshme refuzimi i çdo fryme arrogance në procesin e njohjes, maturia e gjykimit, pra “Juris prudenta” si stil moral dhe intelektual i të gjitha displinave juridike.
Që këtej duket bindës qëndrimi në seancën përgatitore të gjykimit i dy prej të pandehurve (elektriçisti dhe hidrauliku), të cilët përkundër kërkesës së të akuzuarve të tjerë për gjykim të shkurtuar, kërkesë që megjithatë nuk e përjashton as kërkesën për pafajësi, deklaruan në mënyrë vetjake dhe nëpërmjet avokatëve të tyre që në seancën pasardhe do të përgënjeshtronin tezat e akuzës edhe në fakt, edhe në të drejtën.
E pra, te kjo gatishmëri qëndron edhe vlera etike e kontradiktorialitetit publik në procesin e formimit të provës. Ndërkohë, ajo shpreh vetë frymën e procesit akuzator përballë qasjes inkuizitore. Nga kjo gatishmëri për t’u dëgjuar arsyet e kundërta varet, para së gjithash, paanshmëria, pavarësia, transparenca, efiçenca dhe përgjegjshmëria e gjyqësorit, që janë elemente qëndrore në vlerësimin politik të Brukselit për anëtarësimin e Shqipësimin e Shqipisë në Bashkimin Evropian.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Dhjetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com