Ky është Arbër Muça, 38-vjeçari, pasuritë e të cilit me vlerë 1.8 milionë euro pritet t’i kalojnë shtetit. Gjykata e Fierit vendosi konfiskimin e pasurive, të sekuestruara 2 vite më parë, pasi dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës.

8 pasuri të paluajtshme, 12 makina dhe 6 llogari bankare në emër të Muçës dhe të afërmve të tij rendit Gjykata në listën e pasurive që konfiskohen, duke liruar disa sipërfaqe toke dhe bizhuteri të çmuara nga sekuestrimi në vitin 2024.

Mes konfiskimeve spikat një objekt dykatësh me sipërfaqe ndërtimi mbi 600 m², si dhe prona të tjera në zona të ndryshme të Fierit dhe kryeqytetit.

Paralelisht, janë sekuestruar edhe 12 automjete, ku përfshihen mjete luksoze dhe modele të njohura si Lamborghini Urus, Mercedes-Benz G63 AMG, Audi RS Q8 dhe Audi S8, si dhe disa automjete të tjera të kategorive të ndryshme.

Hetimi për pastrim parash dhe paralelisht edhe ai pasuror ndaj Arben Muçës nisi në vitin 2020. Sipas Prokurorisë së Fierit nga verifikimi rezultoi ekzistenca e një disproporcioni të konsiderueshëm ndërmjet nivelit të pasurisë së krijuar dhe burimeve të ligjshme.

Pasuritë ishin regjistruar formalisht në emër të personave të tjerë, kontrolloheshin faktikisht nga Muça, për të cilin organi i akuzës thotë se po e vijon hetimin për pastrim parash.

Pasuri të paluajtshme
Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 200 m², Fier.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
Pasuri e paluajtshme e llojit njësi (2 kate), me sipërfaqe ndërtimi 625.1 m², Fier.
Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 100 m², në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament (3+1), me sipërfaqe totale 127.4 m², Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit vendparkim, me sipërfaqe totale 30.14 m², në Tiranë.

 

Automjete dhe mjete motorike të konfiskuara
Lamborghini Urus, vit prodhimi 2018;
Mercedes-Benz G-63 AMG, vit prodhimi 2020;
Audi S8, vit prodhimi 2021;
Audi RS-Q8, vit prodhimi 2021;
Audi Q7, vit prodhimi 2016;
BMW X5, vit prodhimi 2014;
BMW X5, vit prodhimi 2007;
Volkswagen Touran, vit prodhimi 2013;
Mitsubishi L200, vit prodhimi 2014;
Mercedes-Benz C220 CDI, vit prodhimi 2001;
KIA Carnival, vit prodhimi 2000;
Autobus Neoplan, vit prodhimi 2003.

 

Vlera monetare dhe llogari bankare të konfiskuara
Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 51,945.71 Euro.
Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 5,327,769.38 Lekë.
Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 1,867.39 Euro.
Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 405,775.82 Lekë.
Llogari bankare në Euro, në emër të E.M., me gjendje balance 1,039.07 Euro.
Llogari bankare në Lekë, në emër të E.M., me gjendje balance 6,166.80 Lekë.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë