Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 72 orëve të fundit. Përmes një njoftimi për mediat gjatë kësaj periudhe, policia bën me dije në pranga kanë rënë 7 drejtues automjetesh.
Pesë prej tyre kanë rënë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur, teksa dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Në gjendje të lirë do të hetohen 24 persona për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë patrullimet 24/7, në akset urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Gjatë 72 orëve të fundit, si rezultat i këtyre kontrolleve, 31 shtetas janë arrestuar ose proceduar penalisht. Konkretisht:
5 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
2 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi;
23 shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;
1 shtetas është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, dhe të tregojnë kujdes maksimal për jetën dhe sigurinë e çdo përdoruesi të rrugës.
Komente










