Një furgon mallrash është ndaluar nga policia e Pogradecit i cili po transpotonte 27 refugjatë nga vendet e lindjes së mesme në drejtim të kryeqytetit.
Sipas burimeve të siguruara, ky furgon me drejtues një shtetas identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Pogradecit e më pas me destinacion kryeqytetin, nga i cili refugjatët zgjedhin të kalojnë në një nga vendet e Europës.
Të njëjtat burime shtojnë se në pranga të policisë ka rënë drejtuesi i mjetit tip furgon ndërsa kryhen veprime të metejshme proceduriale, për të identifikuar edhe persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë në transportin e paligjshëm kundrejt fitimit.
Pjesa më e madhe e shtetasve të kapur janë kurdë, algjerian e maroken dhe vetëm pak prej tyre sirianë. Burimet thanë se kishte prej tyre që janë kapur shumë herë nga policia shqiptare dhe pasi janë rikthyer përsëri me shpresën për të kaluar në vendet e BE.