Të ftuarit në dasmën e Princ Lekës:
Nuk e njohim, na ftoi dhe erdhëm

Të ftuarit në dasmën e Princ Lekës:<br />Nuk e njohim, na ftoi dhe erdhëm
Në dasmën mbretërore të Princ Lekës, trashëgimtarit të fronit, kanë marrë pjesë miq e bashkëpunëtorë të afërt të tij. Por, eventit i janë bashkuar edhe persona të cilët nuk e njohin Princin.  
 
“Fiks-Fare” ka arritur të jetë pjesë e dasmës së Princit Leka II me Elia Zaharian, ku ka intervistuar disa të ftuar me prejardhje mbretërore nga monarkitë në Europë.
 
Një prej tyre, madje tha se nuk e njihte princin fare. “Nuk e njoh, thjesht më erdhi ftesa dhe u nisa direkt”, thotë ajo duke qeshur.
 
E pyetur më pas se si ka mundësi që Shqipëria është republikë parlamentare dhe ka edhe princ, ajo nuk dinte të përgjigjej.
 
Po kështu, edhe një përfaqësues i familjes mbretërore belge nuk dinte t’i jepte përgjigje kësaj pyetje.
 
Më duket e çuditshme që një republikë parlamentare ka Princ. Por ky është Ballkani, plot gjëra të çuditshme”, tha ai.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë