Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Kungull me oriz në furrë dhe Byrek në tigan me djathë dhe majdanoz

Kungull me oriz në furrë

Përbërësit:

1.2 kg kungull të njomë

2 qepë mesatare

4 thelpinj hudhra

500 gr domate në copa

150 gr oriz

Koper +majdanoz

Kripë +piper i zi

250 gr djathë mozzarella

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë orizin me gjysmën e kohës së duhur. Ngrohim furrën. Lajmë perimet. Presim kungullin në fetë dhumë të holla. Në një tigan të thellë skuqim qepën me 3 lugë gjellëvaj ulliri derisa qepa të të zbutet dhe të jetë transparente. Shtojmë hudhrat të grira hollë dhe pjesët e mbetura të kungullit I presim në kubikë të vegjël dhe I trazojmë me qepën. Shtojmë domatet në kubikë plus 1 lugë kafe sheqer, kripë, piper të zi, shtojmë orizin gjzsmë të zier dhe majdanoz të zier. Rregullojmë shijen sërish nëse duhet.

Lyejmë një tavë me 1 lugë gjelle vaj dhe e shtojmë si bazë shtrojmë fetat e kungullit duke e mbuluar të gjithë tavën. Sipër kungullit shpërndajmë masën me oriz dhe kështu veprojmë duke bërë disa shtresa me kungull dhe më pas mbushjen me oriz. Në fund, nuk e mbyllim me feta kungulli, por presim në feta djathin mozzarella dhe e mbulojmë të gjithë sipërfaqene  tepsisë. Vendosim tavën në furrë në teperaturë 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.



Byrek në tigan me djathë dhe majdanoz

Përbërësit:

2 vezë

50 gr djathë i bardhë

50 gr djathë cheddar (të grirë)

1 gotë qumësht

2-3 lugë gjelle majdanoz të grirë imët

1 lugë kafe piper i kuq

1 lugë çaji kripë

1 lugë çaji pluhur pjekës

3 1/2 gota miell

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tas vendosim 2 vezë të plota. Shtojmë djathin e barrdhë të thërrmuar dhe djathin cheddar të grirë në rende, 1 gotë qumësht, majdanoz të grirë imët, pipein e kuq dhe kripë. I përziejmë të gjithë përbërësit në tas.  Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe e përziejmë derisa të formohet një brum I fortë si brum byreku, e mbulojmë dhe e lëmë të pushojë pak. Ndajmë brumin në dy kulaçë dhe e ngjeshim atë me duar derisa ti japim një formë të rrumbullakët me thellësi 0.5 cm dhe me Rreze 20 cm. E ndajmë këtë petë në 8 pjesë sic ndajmë picën.

Vendosim në tigan 1 filxhan çaji me vaj për t’u ngrohur dhe vendosim copat i skuqim nga 5 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë të errët. I shërbejmë të ngrohta.

G.C/b.ha./Shqiptarja.com
Komento