Mish viçi i zier në verë me perime
Përbërësit:
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
800 gr mish viçi (kryesisht tul)
Kripë plus piper I zi
2 lugë gjelle miell
1 gotë verë (200 ml)
2 qepë mesatare
3 degë selino
3 karrota
3 thelpinj hudhra
700 gr domate
Rozmarinë
Vaj ulliri
Përgatitja
Presim qepën me fije dhe e kavardisim atë me 3 lugë gjelle vaj ulliri derisa të zverdhet pak. Shtojmë selinonë e pastruar nga fijet dhe të prerë hollë, karrotat në rrathë, hudhrat e prera në fera, rozmarinë dhe I kavardisim perimet derisa ato të ulin volumin, mundësisht të marrin një ngjyrë të lehtë. Shtojmë kripër dhe piper.
Domatet I pastrojmë nga lëkura dhe farat dhe I presim në kubikë mesatarë. Ndërkohë parallel në një tigan të thellë vendosim përsëri 3 lugë gjelle vaj dhe shtojmë në të mishin të marinuar me kripë dhe piper të zi. E pudrosim me pak miell gruri ose misri dje skuqim mishin derisa të zërë një kore të verdhë. Shuajmë mishin me verë të kuqe dhe e lemë pak derisa të avullojë alkooli I saj.
Shtojmë perimet mbi mishin në tiganin e thellë dhe mbi të domatet në kubikë, e lëmë të zziejë në zjarr mesatar për 15 minuta. Më pas e vendosim në furrë të mbuluar në kapak, ose në alumin, për 1 orë e 30 min, në temperaturë 170 gradë Celsius.
Përbërësit:
300 gr oriz
Lëng perimesh
Vaj ulliri
1 qepë
1/4 lugë gjelle hudhër pluhur
100 gr bizele
60 ml verë e bardhë
1 domate
Kripë plus piper i zi
50 gr parmixhan
1 lugë çaji gjalp
Majdanoz
Përgatitja
Vendosim orizin për të zierë vetëm për 10 minuta në lëng perimesh dhe e lemë shumë aldent.
Në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri kavardisim qepën të grirë imët, shtojmë pak pluhur hudhre dhe e kavardisim derisa qepa të zhytet, shtojmë bizelet, I shuajmë në verë, dhe sapo vera të avullojë, shtojmë orizin. I trazojmë së bashku, plus domaten në kubik, shtojmë 100 ml lëng perimesh dhe parmixhan, 1 lugë gjelle gjalp dhe I lëmë përbërësit të lidhen. Në fund e shërbejmë me majdanoz dhe të ngrohtë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)