Të gatuash në mes të dëborës, shefi i kuzhinës: Sfida është e vështirë! Rrëfen gjithçka në 'N'kohë' nga raporti me kulinarinë te rroga që 'hutoi' gazetarin

U deshën disa orë rrugë për të mbërritur në Sari Salltik, në Malin e Krujës. Megjithëse me shumë borë, përgatitja e një zjarri për të gatuar, nuk ishte e pamundur.  I ftuar në emisionin “N’kohë”, shef Anton Zefi, u vendos përballë një sfide, për të gatuar në mës të dëborës më kushte minimale.

“Sfida është e vështirë me ty, më mirë të përgatitem. Unë kam marr dy tiganë të vegjël që përshtaten me natyrën, njërin tigan mere ti, që të vendosim disa perime dhe disa bërxolle, me këto kushte që kemi”-tha Zefi

Në disa orë mes natyrës, Zefi ka treguar për  raportin më kulinarin në 15 vite eksperiencë, rëndësinë e ruajtjes së traditës, ndërsa i pyetur me humor për rrogën, Zefi ka surprizuar gazetarin.

Kemi një pyetje që i bëhet të gjithë të ftuarve, sa ka qenë rroga më e madhe që keni patur?

"Profesionistët rrogën e vendosin vetë dhe arrijnë që në bazë të punës të kenë atë rrogë që është e kënaqshme. A je I kënaqur për një 5 mijë eurosh në muaj?" tha Chef Zefi.

Receta është përfunduar me sukses ndërsa ka tërheq vëmendjen realizimi i saj mes natyrës së egër me dëborë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ridi: 14/03/2022 10:59

    Tigani len pak per diskutim (gjendje lufte) por Bravo super

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën