Të gjithë për tallava, asnjë për revolucion

Të gjithë për tallava, asnjë për revolucion

Berisha dhe Basha

Rikthimi i Bashës mendohej se do kishte një retorikë ndryshe. Mbase mund të priste edhe ca kohë derisa demokratët të tresnin humbjen. Mbase mund të bënte një analizë pse humbën më tepër sesa “Fajin e ka Berisha”. Gjithsesi Basha nuk është shquar për vesh muzike që të njohë ritmin se kur hyhet në valle dhe kur del.

Ndërkohë kërkoi asgjë më pak sesa të mbusheshin sheshet, megjithëse duket që askush e di se çfarë të bëjë në shesh edhe nëse del.

Berisha po kërkon fajtorët, të cilët asnjëherë nuk i gjen te vetja. Edhe ky kërkon të mbushen sheshet dhe fillojë revolucioni, megjithëse nuk është në gjendje të mbledhë më shumë njerëz sesa karrige ofron një shoqëri funerali.Meta, mban ison e Berishës, ama jo aq fort sa të mbulojë vokalin e parë.

Kurse të tjerët, bëjnë thirrje për revolucione kundër kullave, këtyre tempujve moderne të kultit të parasë, meqenëse kundër kishave e xhamive nuk ka më ndjekës. Ngjan se të gjithë janë jashtë kohe dhe kur je jashtë kohe i bie që je tallava duke hyrë kështu në fushën e njeriut që mesa duket e njeh më mirë se kushdo oreksin e turmave; Rama, i cili duke parë që kundërshtarët nuk kishin asgjë për të thënë përveç përrallave dhe ligjëratave tallava për revolucione, u bëri edhe kolonën zanore.

E ndërsa kundërshtarët e tij vazhdojnë me të njëjtën retorikë, pa asnjë analizë për humbjen e asnjë program për të ardhmen, ku më shumë se kurrë vlen shprehja “Më mirë hesht kur nuk ke gjë për të thënë”.

Rama bën atë që duhet të kishte bërë, po shpalos programet. Por nuk është faji i tij pse disa kundërshtarë janë jashtë kohe kurse të tjerët janë parapolitikë në diskurset e tyre. Nuk është faji i tij se edhe pas dhjetë vitesh kundërshtarët e tij nuk e kanë kuptuar se Ramën nuk e mundin dot në propagandë dhe kreativitetin mediatik.

Askush nuk i ka faj opozitës pse nuk di ta kapë dashin nga brirët por e ndjek me shpresë se mos i bien hallatet. Apo se sa herë Rama fillon muzikën tallava këta çohen në valle me shpresë se mos publiku u hedh ndonjë votë.

Mesa duket do presim gjatë derisa Ramës t’i dalë një kundërshtar që ta thyejë me ideologji, programe dhe mos ta ngatërrojnë politikën dhe idetë me tallavanë e revolucioneve në kartë.

M.T/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut