‘Të keqen nëna me gojë të vogël’, mjekja Senera Hoxha rrëfen këshillat e vyera të gjyshes dhe marrëdhënien e veçantë me të...

Tiranë- Gjyshërit , që me dashurinë dhe ngrohtësinë që na falën na rikthejnë në kujtimet më të bukura të jetës. Në thellësitë e shpirtit, secili prej nesh ruan portretin e ëmbël të atyre njerëzve të sakrifikuar që na mbajtën në prehër e përkëdhelën, me dashurinë më të veçantë në botë, atë të gjyshërve.

Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ folëm për rolin e gjysheve në jetën e fëmijëve, mjekja Senera Hoxha ndau disa këshilla dhe mësime jete që ka marr nga gjyshja e saj.

‘’Gjyshet janë enciklopedi dhe unë kam me qindra thënie që gjyshja na i ka thënë ndër vite. Një nga ato që mbaj mend, nëna duke qenë se ka qenë në një familje kaq të madhe, me kaq shumë kurora , me kaq shumë nuse dhe dhëndur brenda shtëpisë, herë pas here patjetër që mund të kenë patur konflikte dhe mbaj mend që nuseve ose vajzave të veta shpesh herë i thoshte’’ Të keqen nëna me gojë të vogël’’ domethënë nëse ke dicka dhe je e mërzitur mos e ngri zërin, mos bërtit, mos u bëj arrogant, por ëmbël, domethënë gjejeni gjuhën bukur me njëri-tjetrin’’ tha ajo.

Ajo tregoi gjithashtu edhe për lidhjen e veçantë që ka pasur gjithmonë me gjyshen:

‘’ Një nga arsyet që kam qenë fëmijë mbi peshë ka qenë se tek nëna kishte gjithmonë kulaç, byrek, pilaf, gjellë, dhe ndonjë nga ato zogjtë e vegjël të pulës. një gjë e lezetshme që unë e mbaj mend që është shumë domethënëse për mënyrën, edhe pse nga kishte larg mundohej që të na bënte dhurata. Ishte dita që do merrte pensionin dhe do takonte të gjthë nipërit dhe mbesat dhe na jepte nga pak lekë secilit prej nesh dhe na na ndante dhe neve rrogat, dhe ne kishim rroga që këto na i ka dhënë nëna’’ përfundoi ajo.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë!Kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro