Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim gjatë një aktiviteti është shprehur se për t’i dhënë fund urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës ndaj njerëzve LGBTQI + dhe komuniteteve të tjera të pakicave e të atyre margjinalizuara, kërkohet veprim bashkëpunues nga ne të gjithë.
"Personat LGBTQI + duhet të jenë të lirë të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore, përfshirë lirinë e shprehjes, lirinë e fesë dhe lirinë e tubimit dhe shoqërizimit, pa frikën e ndëshkimit. Ne besojmë fuqimisht se të drejtat e njeriut dhe liritë themelore u përkasin të gjithë individëve, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual ose identiteti gjinor. Presidenti Biden ka nxjerrë një Memorandum që udhëzon të gjitha agjensitë federale amerikane, të cilat punojnë jashtë vendit, që të “sigurojnë që përpjekjet diplomatike të SH.B.A.-së dhe ndihma e huaj të promovojnë dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut të personave LGBTQI +.
Për t’i dhënë fund urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës ndaj njerëzve LGBTQI + dhe komuniteteve të tjera të pakicave dhe të atyre margjinalizuara, kërkohet veprim bashkëpunues nga ne të gjithë. Duke punuar së bashku, mund të krijojmë një botë që respekton dhe feston dinjitetin e të gjithë individëve… Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut thotë se të gjithë kanë të drejtë të kenë të drejta dhe liritë themelore të njeriut. Është përgjegjësia jonë kolektive të sigurojmë që këto të drejta të gëzohen nga të gjithë”, tha Kim.
Gjatë një aktiviteti Kim tha se nëse të gjithë punojmë së bashku, mund të krijojmë një botë që respekton dhe feston dinjitetin e të gjithë individëve.
" Duke punuar së bashku, mund të krijojmë një botë që respekton dhe feston dinjitetin e të gjithë individëve. Pikërisht me anë të këtij partneriteti, do të arrijmë qëllimin tonë për një shoqëri gjithëpërfshirëse që respekton të drejtat, ku askush nuk jeton me frikë për shkak të asaj që është ose që do. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut thotë se të gjithë kanë të drejtë të kenë të drejta dhe liritë themelore të njeriut. Është përgjegjësia jonë kolektive të sigurojmë që këto të drejta të gëzohen nga të gjithë", shtoi ambasadorja.
Kim këto deklarata i ka bërë në aktivitetin “Shqipëri e Barabartë – një fushatë për ta bërë diskriminim dhe gjuhën e urrejtjes të papranueshëm”.
Fjala e plotë e Yuri Kim:
Jam shumë e kënaqur që jam këtu me ju këtë pasdite dhe mundësinë për të përkujtuar 16 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, që ishte vetëm një javë më parë. Gjatë javës së kaluar, përmes aktiviteteve të ndryshme këtu në Shqipëri, kemi patur mundësinë të reflektojmë mbi përparimin e pabesueshëm që kemi bërë në luftën për të çuar përpara të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të personave LGBTQI +, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe globalisht. Mbrojtja e të drejtave universale të njeriut është në zemër të diplomacisë së SHBA. Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara të drejtat e njeriut për të gjithë, përfshirë individët LGBTI +.
Por, kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Në të gjithë botën, njerëzit vazhdojnë të vriten, të arrestohen dhe të ngacmohen thjesht për shkak të asaj që janë ose kë duan. Shtetet e Bashkuara e dënojnë këtë dhunë dhe ngacmim. Personat LGBTQI + duhet të jenë të lirë të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore, përfshirë lirinë e shprehjes, lirinë e fesë dhe lirinë e tubimit dhe shoqërizimit, pa frikën e ndëshkimit. Ne besojmë fuqimisht se të drejtat e njeriut dhe liritë themelore u përkasin të gjithë individëve, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual ose identiteti gjinor. Presidenti Biden ka nxjerrë një Memorandum që udhëzon të gjitha agjensitë federale amerikane, të cilat punojnë jashtë vendit, që të “sigurojnë që përpjekjet diplomatike të SH.B.A.-së dhe ndihma e huaj të promovojnë dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut të personave LGBTQI +.”
Shtetet e Bashkuara janë të lumtura të mbështesin përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim dhe të nxisin qeverinë e shoqërinë civile të punojnë së bashku për të çuar përpara barazinë për të gjithë njerëzit. Jam e inkurajuar nga niveli i aktivizmit që shoh aktualisht. E di që ka shumë organizata dhe aktivistë, të cilët punojnë aktualisht për të ndërtuar një ndjenjë të komunitetit dhe për të ngritur dukshmërinë e çështjeve LGBTQI +. Përpjekjet e tyre mund të sjellin një ndryshim në jetën e njerëzve, duke siguruar mbështetje dhe dijen që anëtarët e këtij komuniteti nuk janë vetëm.
Jam e kënaqur që jam këtu sot për të filluar një nismë të madhe të shoqërisë civile për të ndihmuar në parandalimin dhe në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Jam krenare për mbështetjen e Ambasadës Amerikane për këtë program. Dua të falënderoj zbatuesit e projektit, “Open Mind Spectrum Albania” dhe “Beyond Barrier”, për angazhimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave të pakicave, grave dhe të rinjve. Për t’i dhënë fund urrejtjes, diskriminimit dhe dhunës ndaj njerëzve LGBTQI + dhe komuniteteve të tjera të pakicave dhe të atyre margjinalizuara, kërkohet veprim bashkëpunues nga ne të gjithë.
Duke punuar së bashku, mund të krijojmë një botë që respekton dhe feston dinjitetin e të gjithë individëve. Pikërisht me anë të këtij partneriteti, do të arrijmë qëllimin tonë për një shoqëri gjithëpërfshirëse që respekton të drejtat, ku askush nuk jeton me frikë për shkak të asaj që është ose që do. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut thotë se të gjithë kanë të drejtë të kenë të drejta dhe liritë themelore të njeriut. Është përgjegjësia jonë kolektive të sigurojmë që këto të drejta të gëzohen nga të gjithë.