Të lidhur me Ndrangheta-n, goditet banda e drogës në Itali, emrat e shqiptarëve të arrestuar

Të lidhur me Ndrangheta-n, goditet banda e drogës në Itali, emrat e shqiptarëve të arrestuar

Shkatërrohet një tjetër bandë italo-shqiptare në fushën e trafikut të drogës në vendin fqinj. Arrestimet janë ekzekutuar në Firenze, Pistoia dhe Pisa. Policia arrestoi nëntë persona, nga të cilat shtatë janë shqiptarë dhe dy italianë.

Ata akuzohen për trafik kokaine dhe marijuanë. Mediat italiane kane publikuar vetem emrat e katër shqiptarëve te arrestuar në kuadër të operacionit "Sabbia 2 " janë; Lulezim Shkurtaj, Eduart Tahiraj, Floriand Tahiraj dhe Robert Lazaj. Mediat italiane kanë publikuar fotot e tyre dhe skemën si funksionte banda kriminale. 

Hetimet u kryen gjatë periudhës tetor 2018 – mars 2019 nga ku u zbuluan takimet dhe bisedat mes Valerio Navarra, pjesë e Ndrangheta-s dhe Robert Lazajt për dërgesat e sasive të ndryshme të drogës në Kalabri. Në kohë të ndryshme gjatë disa operacioneve këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme marijuane që ishte trafikuar nga Shqipëria dhe kokaine.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha garantohet

Kushtetuesja tha garantohet "vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive