4 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës si dhe një vajzë është shpallur në kërkim.

Ky grup ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë. Kjo për faktin se të arrestuarit dhunonin kalimtarët dhe më pas u merrnin telefonin dhe sendet me vlerë. Policia ka vënë në pranga Fatjon Bushgjokaj 26-vjecc, Ndue Bushgjokaj 24 vjecc, Elton lekën 19 vjecc, 17 vjecarin A.B. si dhe është shpallur në kërkim një vajzë me inicialet R.L.
 
Por cila ishte skema që përdorte ky grup?
 
Fillimisht ishte vajza me inicialet R.L. e cila ndalonte qytetarët në rrugë duke u kërkuar celularin për të bërë një telefonatë. Më pas Fatjon Bushgjokaj, Ndue Bushgjokaj, Elton Leka, dhe 17-vjecari A.B. ushtronin dhunë ndaj qytetarëve, i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare dhe largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.
 
Ky grup kishte kryer 7 vjedhje të dokumentuara tashmë nga Policia, kryesisht mes zonës së Unazës së Re, Vorës dhe në Kamëz.
 
Pre e këtij grupi nuk ishin femrat, por kryesisht burrat. Nga 7 vjedhje që kishin kryer, 6 prej personave që janë grabitur dhe janë dhunuar kanë qenë meshkuj.
 
Sipas Policisë kjo skemë përdorej pasi burrat ishin më të gatshëm për t’ia dhënë telefonin vajzës me inicialet R.L.
 
Në momentin e arrestimit të rinjve u janë gjetur 7 telefona të markave të ndryshme, një varëse floriri, si dhe katër kuleta. Disa prej telefonave dhe sendeve me vlerë të arrestuarit i kishin groposur në një shtëpi të braktisur në Kamëz. 

Vjedhjet që kanë kryer
• Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”
• Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhup lëkure
•Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”
• Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja
• Më datë 31.03.2017, pranë ish “Casa Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja
• Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”
• Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin