Të moshuarit në Tiranë shah e domino në parqe: E dimë që s'duhet të dalim, por nuk i rezistuam diellit, shpërndahen nga policia (VIDEO)

TIRANË- Në orën 08:00 ka përfunduar afati kohor i vendosur në dispozicion të qytetarëve për t’u drejtuar vendbanimeve të tyre. Nga ky moment i gjithë vendi futet në karantinë ndërkohë që lëvizja e automjeteve do të lejohet vetëm në dy orare, prej orës 5 të mëngjesit deri në orën 8 të mëngjesit kur qytetarët i drejtohen vendeve të punës së tyre dhe pasdite prej orës 16:00 deri në orën 17:00 kur ata kthehen në banesën e tyre.

Nga një vëzhgim i bërë nga kamera e Report Tv, të vetmet makina të cilat do të mund të qarkullojnë përtej këtij orari do të jenë vetëm ato automjetet e autorizuara si dhe ato të policisë që çdo ditë i nënshtrohen dezinfektimit në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19.

E nëse lëvizja e automjeteve është e kufizuar nuk mund të thuhet e njëjta gjë për këmbësorët të cilët sërish vijojnë të  qarkullojnë në grupe dhe pa maska mbrojtëse.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në parqet e kryeqytetit ku mosha e tretë e ka të vështirë të heq dorë nga mjediset çlodhëse, duke shkelur kështu një nga udhëzimet të parandalimit të koronavirusit bazë atë të ruajtjes së distancës nga njëri tjetri për të paktën 1 metër.

“A nuk mendoni se është më mirë të qëndroni në shtëpi? Më mirë është por ja që mërzitemi. Po pse nuk jeni pajisur me maskë? Ku t'i gjejmë maskat|

"Nuk është më mirë të qëndroni në shtëpi? Mirë është po me këtë diell që ka dalë na e ka prishur mendjen, çfarë të them rregullat i kemi dëgjuar të gjitha.”-u shprehën disa nga të moshuarit.

Është dashur ndërhyrja e policisë dhe ushtrisë që prej ditësh kanë zbarkuar në terren, që edhe kjo pjesë e qytetarëve të braktisin këtë ambiente.

Zona e Liqenit është më e braktisura ndërsa prej 2 ditësh ndodhet në shtet rrethim ku pavarësisht ndërgjegjësimit të qytetarëve për të mos e vizituar, efektivët e policisë dhe ushtrisë janë të vetmit që dallohen e që kanë bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë drejt liqenit artificial. Teksa i gjithë vendi ka hyrë në karantinë, qytetarët e Tiranës mesa duket ende nuk janë ndërgjegjësuar për të shmangur lëvizjet në rrugë dhe për tu izoluar në banesë duke i ekspozuar ato më së shumti përballë rrezikut ndaj virusit që tashmë në vendin tonë numëron 51 raste.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/03/2020 03:03

    Prandaj dhe e kane pesuar dy here :1918,1945.

    Përgjigju
  • Kafsha: 16/03/2020 17:15

    Problemi i të pabindurit si fenomen fillon gjithnje me nje ”por” . E dime por... duhet por... behet por... vij por.... etj Vetem popujt gjermanike nuk e kane ne psikologji kete ”por” kur behet fjalë për situata të tilla apo edhe ne pergjithesi kur vjen fjala tek ligjet. Popujt gjermane i zbatojne ligjet pa ”por”, prandaj kane ecur perpara, pike !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen