‘Të ndezim një qiri për viktimat dhe të prekurit nga tërmeti!’, thirrja për të gjithë qytetarët

Mbrëmjen e sotme të bëhemi të gjithë janë mbledhur në një marshim në nderim të jetëve të humbura dhe të të prekurve nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Kjo thirrje po qarkullon nëpër rrjetet sociale duke bërë thirrje që sa më shumë persona të bëhen bashkë dhe të bëjnë një ecje simbolike, e ku më pas të ndezin qirinj te sheshi "Skënderbej" në shenjë nderimi dhe respekti.

"Sot në orën 18:00 të bashkohemi në një tubim nga sheshi "Nënë Tereza" drejt sheshit "Skënderbej", në nderim të jetëve të humbura dhe të prekurve nga tërmeti, të ndezim qirinjtë në shenjë solidariteti", shkruhet në thirrjen e shpërndarë.

Tërmeti i 26 nëntorit la pas viktima, të plagosur dhe shumë banesa të rrënuara, por shqiptarët dhe jo vetëm janë bërë bashkë për t'i dhënë sa më shumë forcë të prekurve.

Ishin jetë të pafajshme që u prenë në mes nga një forcë më e madhe dhe e paparashikueshme.

U la përgjysëm një ëndërr, një jetë, një dasmë apo një fjalë që nuk u  tha kurrë.

Gjithashtu edhe në qytetin e Vlorës janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi për jetët e humbura në tërmetin e mëngjesit të së martës.

Edhe pse jemi në ditë festash kombëtare, 28 dhe 29 nëntori është kthyer në ditë zie për të gjithë shqiptarët.

E gjithë bota është solidarizuar me fatkeqësinë që i ndodhi vendit tonë dhe ka shprehur gatishmërinë për të na ndihmuar.


Lajmi kryesor:

SOLIDARITET/ Biznesmeni bën për 'dush të ftohtë' politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit...pse s'i hapni për banorët? (VIDEO)


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?