'Të ndryshëm por të barabartë', Policia e Elbasanit viziton fëmijët me aftësi të kufizuara për 1 qershor

'Të ndryshëm por të barabartë', Policia e Elbasanit viziton fëmijët me aftësi të kufizuara për 1 qershor

Punonjësit e policisë së Elbasanit kanë marrë pjesë ditën e sotme në një aktivitet festiv në shkollën speciale "Zërat e Jetës", të organizuar për fëmijët me aftësi të kufizuara në kuadër të festës së 1 qershorit.

Motoja e kësaj feste në këtë ditë të veçantë për fëmijët është "të ndryshëm, por të barabartë".

Përgjatë aktivitetit u shpërndanë dhurata simbolike nga ana e punonjësve të policisë, ndërsa fëmijët patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet, makinat e motorrat e Policisë. Efektivët e policisë organizuan lojëra me fëmijët duke i dhuruar momente të paharrueshme.

Mesazhi i Policisë së Elbasanit për festën e 1 Qershorit

Jemi mes jush, të ngjashëm, të ndryshëm, por të barabartë.

Policia e Elbasanit pranë fëmijëve me aftësi ndryshe për t'i uruar për festën e 1 Qershorit dhe për t'u argëtuar së bashku me ta.

Fëmijët me aftësi ndryshe janë pjesë e shoqërisë sonë, pjesë e ylberit vezullues. Ata nuk janë të frikshëm dhe as të “këqij”, janë thjesht fëmijë për t'u dashur pasi kështu kuptohet me mirë vlera e dashurisë me gjithë shkëlqimin që kanë këta fëmijë kanë brenda tyre.

Përmes aktivitetit festiv te shkolla speciale "Zërat e Jetës", punonjësit e Policisë së Elbasanit kishin mundësinë të ishin pranë këtyre fëmijëve, në festën e tyre, për tu argëtuar sëbashku me ta. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Drejtori i DVP Elbasan Arjan Muça, prindër e mësues

Gjatë aktivitetit u shpërndanë dhurata simbolike nga efektivët e DVP Elbasan, ndërsa fëmijët patën mundësinë të shihnin nga afër mjetet, makinat e motorrat e Policisë

Policia e Shtetit uron 1 Qershorin për gjithë fëmijët, duke u gjendur pranë tyre në çdo nevojë që ata kanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion