'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)

'Mbylle gojën plehrë, të ** nënën', plas grushti në Parlamentin grek, deputeti i pavarur godet ligjvënësin e ekstremit të djathtë (FOTO)

Një episod i paprecedentë ka ndodhur në parlamentin grek me protagonistë dy deputetë Konstantinos Floros dhe Vasilis Grammenos.

Sipas mediave greke, një ish-deputet i partisë Spartanët që tashmë është i pavarur, Konstqndinos Floros, ka qëlluar me grusht brenda në sallë deputetin e partisë së ekstremit të djathtë Zgjedhja Greke, Vasilis Gramenos.

Incidenti nisi në seancën plenare ku po shqyrtohej heqja e imunitetit të, Kyriakos Velopoulos pas një padie të ngritur ndaj tij nga babai i Konstantinos Floros për sulme në mediat sociale, pas të cilave ai pretendon se ndodhet lideri i Zgjedhjes Greke, Kyriakos Velopoulos.

Sapo kanë dalë nga seanca plenare dhe teksa kanë qenë në shkallë, deputeti Vassilis Grammenos është goditur me grusht nga deputeti Floros, pasi kanë debatuar me fjalë.

Floros: Këtë do ta vendosin gjyqtarët.

Grammenos: Mbylle gojën plehrë

Floros: Hajde këtu

Grammenos: Të ….nënën … Ty dhe mamanë tënde do të … dhe do të të çoj me pranga brenda e do ta mbash mend, p*sht.

Pas këtij debati verbal, kanë dale nga salla dhe më pas deputeti Floros e ka kapur nga qafa, e ka rrëzuar në tokë dhe e ka qëlluar me grusht.

Pas incidentit janë marrë disa vendime në Parlamenti, pasi është vendosur që Konstantinos Floros të pezullohet nga puna për 15 ditë, ndërkohë që ka edhe kërkesë për heqjen e imunitetit.

Deputeti që është goditur thuhet se po merr ndihmën e shpejtë në Klinikën e Parlamentit.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 24/04/2024 13:29

    Shikoja komentet para ca ditesh tek JOQ per nje sherr qe kishte ndodhur ne rruge dhe nje prej tyre thoshte "kam 30 vite ne Greqi e s'kam pare sherre te tilla ne rruge, shahen me rrenje e dege, por nuk shkojne tek grushtat". Ia paska futur kot, sepse grushti po kercet dhe ne parlament.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Inaugurohet godina e re e Zjarrfikëses në Kavajë, Balla: Po punohet për një program të madh asistence me donatorë të huaj

Inaugurohet godina e re e Zjarrfikëses në Kavajë, Balla: Po punohet për një program të madh asistence me donatorë të huaj