A është me të vërtetë faji vetëm i gazetarëve nëse niveli i informacionit shqiptar ka rënë kaq poshtë? Ndonëse, si kategori, duhet të bëjnë një autokritikë të thellë për mungesën e saktësisë, militantizmi, punën sipërfaqësore, mungesën e njohurive dhe kulturës dhe pasionin e pakët me të cilin shpesh punojnë gazetarët, duhet pohuar me të njejtën forcë se institucionet publike nuk janë më pak fajtore në degradimin e informacionit.
Gazetarë seriozë ka, por shpesh nuk janë të tillë përfaqësuesit e Shtetit. Është shumë e rëndë të zbulosh që prokurorë, policë dhe politikanë gënjejnë me ndërgjegje kur flasin me gazetarët. Dhe këtë herë nuk e kemi fjalën për gënjeshtrat që thonë në konferenca shtypi, në Parlament apo në mediat sociale, por për ato gënjeshtra të paverifikueshme që thonë kur të thërrasin privatisht dhe të japin “lajme” në mënyrë konfidenciale. “Po ta them, por ti mos më përmend mua”, të thonë. Kështu, gazetari publikon lajmin e rremë duke i zënë besë burimit dhe duke e mbrojtur si të ardhur nga “burime”.
Shumë nga fake news-et në Shqipëri lindin pikërisht në këtë mënyrë: nga përfaqësues të institucioneve që mashtrojnë gazetarët.
Në botën perëndimore gazetarët mbrohen nga fake news-et duke i verifikuar ato tek institucionet. Po si t’ia bëjnë gazetarët shqiptarë, kur janë vetë përfaqësuesit e institucioneve ata, që përhapin fake news? Metoda e vetme është të prishet pakti i anonimatit: kur një burim institucional apo politik që ka kërkuar anonimatin gënjen, gazetari ka të drejtën ta denoncojë publikisht, duke i nxjerrë emrin dhe mbiemrin. Një prokuror që i jep lajm të rremë një gazetari është një mashtrues, që nuk meriton asnjë mbrojtje. Dhe, kush e di, pasi është denoncuar publikisht, ndoshta zbulohet edhe se në interes të kujt (apo për të përfituar çfarë) ai ka vendosur të gënjejë.
Z Bollino shqetesimi juaj eshte i drejte por per sa kohe ne Shqiperi nuk do zbatohet ligji per informim qe informacioni te jete zyrtar ,dhe per sa kohe do kemi gazetar te tipit ish sigurims me gjasme me lidhje te forta me shefa policie,prokurore qe gjejne nje lajm dhe fillojne te fantazojne sikur i dine te gjitha dhe nje drejtesi qe fle gjume dhe as nuk i pergenjeshtron jo me ti ndjeke penalishte sic ndodhi ne rastin e Xhisieles fatkeqesisht do vazhdojme te kemi seriale babale,xhisiela mund te dale neser edhe moza e cila ju shqyen rrobat neper ferrat e pyllit por mund te dale nje regjisor politik qe mund te beje serial me skenar fals pastaj do leshohen kukuvajkat gazetar investigative dhe nuk do lene fantazi pa shfrenuar perfundimisht edhe media eshte bere nje plehre e politikes.
Përgjigju100% e drejt Z Bollino. Bravo qe e beni te ditur si fenomen se dhe ata qe e bejn nuk eshte se nuk e din. Vetem ne Shqipri shikon qe gazetaret dalin me dokumente sekrete nga prokuroria ose shteti qe automatikisht e rrezon gjithcka pastaj. Gjithmon reapekte per ju per analize reale.
PërgjigjuBravo që patët guximin ta bënit të ditur këtë fenomen, se edhe kjo është e mjaftueshme për të hedhur dritë mbi situatën. Por, këtu dalim nga korniza e të gënjyerit dhe futemi në nene konrete të Kodit Penal, pra janë vepra penale me të cilat duhet të merret institucioni i akuzës. Mos hezitoni t'i drejtoheni me shkresë zyrtare nëse keni raste konkrete në fjalë.
Përgjigju