FIFA ka publikuar listën paraprake prej 55 futbollistësh që trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka përzgjedhur për Kupën e Botës 2026 dhe kapiteni i Realit, Dani Carvajal nuk është midis tyre, siç raportohet nga 'COPE'.

Vetë Luis de la Fuente shpjegoi disa ditë më parë se kishte folur në telefon me Dani Carvajal, ndoshta për t’ia thënë lajmin një lojtari që ka qenë pjesë e padiskutueshme e planeve të trajnerit sa herë që ka qenë i disponueshëm dhe që nuk do të jetë në Kupën e Botës. Carvajal së fundmi po vuan një dëmtim dhe nuk dihet koha e rikthimit.

Tre lojtarët e Real Madridit në listën paraprake të Spanjës janë Huijsen, Fran Garcia dhe sulmuesi Gonzalo Garcia. Barcelona ka tre herë më shumë përfaqësues sesa Real Madridi, me nëntë lojtarë midis 55 lojtarëve: Joan Garcia, Eric Garcia, Cubarsi, Dani Olmo, Pedri, Fermin, Gavi, Ferran dhe Lamine.

Si zakonisht, lista prej 55 futbollistësh përfshin edhe disa lojtarë që nuk janë të rregullt në grumbullimet me skuadrën e Spanjës. Disa nga emrat janë: Leo Roman (Mallorca), Victor Gomez (SC Braga), Sergio Gomez dhe Jon Martin (Real Sociedad), Moleiro (Villarreal), Toni Martinez (Alaves) dhe Pau Torres (Aston Villa).