Sfidon koronavirusin për bukën e gojës, 46-vjeçari nga Kurbini: Po rrezikoj veten e familjen, por me kanaçet mbajmë frymën! Shtëpinë ma prishi tërmeti

Pavarësisht situatës së krijuar nga coronavirusi, ky 46-vjeçar nga Fushë Miloti i Kurbinit nuk e ka ndërprere asnjë ditë punën në mbledhjen e kanaçeve. Mungesa e të ardhurave dhe vështirësitë ekonomike e detyrojnë Viktor Gjonin të thyej karantinën, duke sfiduar rrezikun nga virusi i cili po përhapet me shpejtësi edhe në vendin tonë.

Pas dëmtimit të banesës nga tërmeti i  26-nëntorit 2019, tre pjesëtarët e familjes Gjoni jetojnë në çadër në kushte aspak të përshtatshme dhe të rrezikshme për shëndetin e tyre. Çifti bashkëshorteve tregojnë vështirësitë që po përballen dhe nevojën për ndihmë. Kryefamiljari shprehet se e di se po rrezikoj duke dalë si vetën ashtu dhe familjen por nuk kam bukë për të ngrënë.

"Unë me këto kanaçe jetoj për të ngrënë një copë bukë, po nuk mblodha kanaçe unë vdes për bukë. Shtëpinë e kam të dëmtuar nga tërmeti, ka rënë dhe virusi tani por çfarë të bëj, s'kemi as ujë të lahemi, do dal të mbledh kanaçe të ha bukë, e di që rrezikoj vetën, familjen e fëmijët por çfarë të bëj ndryshe unë vdes për bukë, asnjë ndihmë nuk kemi", tha Viktor Gjoni.

Bashkia e Kurbinit është një ndër më të prekurat nga tërmeti i nëntorit, ndërsa situata e krijuar nga koronavirusi e ka vështirësuar edhe më shumë jetesën e banoreve të ngelur të pastrehë dhe që jetojnë në çadra apo kontenierë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka